PDA

View Full Version : Rrugëtim i pandalshëm…



Elton ILIRJANI
20.12.2011, 16:55
Pas orësh dhe ditësh të gjata rekrutimi për të gjitha kompanitë prezente në Tirana East Gate (TEG),
rreth 2000 persona shijuan kënaqësinë e punësimit… 2000 persona që këtë muaj do kenë një pagë për të mbajtur familjet e tyre…2000 persona të cilët kanë përpara mundësi të pafundme për të bërë karrierë dhe për të ecur përpara.

Mundësi të pafundme karriere në JUMBO, NEPTUN, LC WAIKIKI, FASHION GROUP, CARREFOUR, etj. Të gjitha këto kompani si asnjëherë më parë po investojnë në karrierën e punonjësve të tyre. Një shkollë e re biznesi hapi dyert dhe vazhdon të rekrutojë të tjerë pasi edhe biznese të tjera serioze po i bashkohen kësaj nisme. Është kënaqësi e veçantë të marrësh pjesë në një sipërmarrje të tillë. Të gjithë aplikantët që kaluan nga zyra jonë janë përfundimisht në punë! Ata janë tashmë pjesë e standarteve më të larta të aplikuara ndonjëherë në tregun tonë të punës. Shumë prej tyre, para se të hapeshin dyqanet përkatëse, janë trajnuar prej disa muajsh në vende si Bullgari, Turqi, Greqi, Itali, Angli, Gjermani, etj.
Si rekrutues ndjej një kënaqësi të dyfishtë pasi është hera e parë që shohë një investim jo vetëm në fonde por një investim në njerëz…një investim që i ka munguar prej vitesh tregut tonë të punës!

Në fillimet e mia në këtë biznes kam menduar që kjo është një punë e vështirë dhe që nuk do kishte sukses pasi njerëzit nuk vlerësoheshin si duhej dhe nuk investohej kurrë. Ndërsa tani e kam të vështirë të besoj që kjo është e vërtetë. Mos ndoshta biznesi shqiptar përfundimisht e ka kuptuar që biznesi bëhet nga njerëzit dhe po investon fuqishëm?

Ky profesionalizëm kuptohet lehtë nga shërbimi cilësor që po ofrohet në këto dyqane. Vizitoni Tirana East Gaten (TEG) dhe shikoni punën që po bëjnë këta të rinj të trajnuar nga firmat më prestigjoze të rajonit dhe më gjerë.

Këta të rinj janë e ardhmja e fuqisë punëtore të Shqipërisë, janë e ardhmja e ekonomisë sonë.
Në fund të fundit ekonominë e lëvizin njerëzit! Këta njerëz të palodhur që ngrihen herët për të shkuar në TEG dhe për të investuar edhe një ditë më shumë në të ardhmen tonë.

Tirana East Gate përveç dyqaneve dhe bizneseve të sukseshme ka mbi të gjitha këta punonjës që janë të palodhurit e rrugëtimit tonë të pandalshëm dhe të pakthyeshëm…

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/JtDcCa)