Log in

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune per Manaxher Rajonal Shitjesh per Zonen e Tiranes



MEGATEK S.A
04.08.2012, 12:02
HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:
Manaxher Rajonal Shitjesh per zonen e Tiranes
Qellimi i Pozicionit: Sherbim i shkelqyer ndaj klienteve ekzistues dhe identifikimi i klienteve te rinj, duke synuar rritjen e shitjeve ne zonen perkatese.
Detyrat dhe Pergjegjesite:


Miremban rrjetin e klienteve ekzistues dhe identifikon kliente te rinj per Megatek
Prezanton ne menyre profesionale produktet, te cilat trajtohen me shumice, tek klientet e zones qe mbulon.
Identifikon nevojat e klienteve dhe jep propozime per permbushjen e nevojave te klientit.
Realizon shitje nga gjithe gama e produkteve, pjese e katalogut te shumices.
Ofron sherbim ndaj klienteve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
Zbaton dhe respekton procedurat ne fuqi dhe rregulloren e brendshme te kompanise.
Raporton me shkrim tek manaxheri I shitjeve me shumice mbi ecurine e punes dhe problematiken e hasur.
Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:Te kete mbaruar studimet e larta, preferohet Administrim-Biznes.
Eksperiencë pune:Minimalisht 2-3 vjet eksperience pune ne shitje

Aftësite:


Aftesi shume te mira komunikuese
Aftesi shume te mira prezantuese
Aftesi shume te mira negociuese
Aftesi analizuese.
Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.

Aftesi te tjera:

·Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
·Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
·Te disponoje patente te klasit B.

Megatek eshte punedhenes i mundesive te barabarta.

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania