PDA

View Full Version : Aleksa në intervistë…



Elton ILIRJANI
14.12.2011, 09:27
Aleksa në intervistë…

Pas tri ditësh Aleksa u nis për në intervistën e punës…

Çfarë duhet të ketë parasysh Aleksa gjatë intervistës:


Duhet të ruajë qetësinë dhe ta konsiderojë si një takim rutinë.
Veshja duhet të jetë e përshtatshme për intervistën dhe të evitohen ekzagjerimet.
Në momentin që hyn në sallën e intervistës duhet të bëj kujdes që të përshëndes gjithë intervistuesit dhe të mos harroj apo neglizhoj ndonjë intervistues, edhe pse mund të duken të dorës së dytë.
Gjatë gjithë kohës së intervistës Aleksa duhet të përçojë energji pozitive dhe buzëqeshja duhet të jetë aty dhe e kujdesshme.
Në momentin që takohet me intervistuesit duhet të prezantohet dhe të pyesë me delikatesë se ku mund të ulet, pasi i ka takuar të gjithë të pranishmit.
Pasi ulet në vendin e saj, Aleksa vazhdon të shikojë të gjithë intervistuesit me buzëqeshje dhe fytyra dhe prania e saj duhet të jenë magnet për pyetjet që do fillojnë ti bëhen.
Çdo pyetje është e rëndësishme! Të gjitha përgjigjet janë të rëndësishme!
Aleksa, duhet të dëgjojë më shumë vëmendje çdo pyetje. Në rast se nuk e kupton mirë pyetjen duhet të pyesë që të sigurohet që po jep përgjigjen e duhur. Ndonjëherë intervistuesit kanë shumë intervista brenda një dite dhe nuk e kuptojnë që e intervistuara thjesht nuk ka kuptuar si duhet pyetjen, dhe kjo merret si përgjigje negative. Të pyesësh nuk është dobësi, përkundrazi tregon nivel dhe përgatitje.
Gjatë gjithë intervistës, Aleksa duhet të shoqërojë bisedat me shikim sy më sy me të gjithë intervistuesit. Aty janë dy ose më shumë intervistues dhe të gjithë janë të interesuar të ndjekin intervistën dhe të gjithë jane vlerësues të barabartë. Nëse dikush prej tyre nuk të pëlqen gjatë intervistës, është e vështirë të fitosh vendin e punës. Kujdesu që të gjithë të marrin rëndësinë e duhur dhe respektin e duhur nga ana jote.
Edhe nëse pyetjet janë elementare, duhet të bësh kujdes që të evitosh mimikën e habisë…thjeshtësia vlerësohet shumë…thjesht përgjigju… më mirë një pyetje e lehtë se një e vështirë…Kujdes të mos përçosh përshtypjen se të duken elementare pyetjet. Mund të jetë edhe kurth…
Përgjigju shkurt, aq sa pala intervistuese të kuptojë përgjigjen. Mos e zgjat përgjigjen nëse nuk është e nevojshme, por edhe aq shkurt sa të mos kuptohet mos risko…
Mundohu të përmbledhësh me aq sa të mundesh eksperienca apo njohuri që janë sa më afër pozicionit për të cilin po aplikon.
Pyetjet teknike janë shumë të rëndësishme. Nuk duhet të gabosh! Nëse të kërkohen detaje teknike duhet ti japësh. Mos e zgjat përgjigjen me material pyetjeje…Përgjigja duhet të jetë e saktë dhe të ketë brenda përgjigje…
Kujdes! Gjatë intervistës do përpiqen edhe t’ju nervozojnë për të parë se sa punon “under pressure”. Nëse nervozohesh e ke të humbur betejën. Rezisto para çdo sfide! Më mirë të durosh disa minuta më shumë dhe të përplasësh këmbët jashtë interviste, se sa ti përplasësh para intervistuesve…
Asnjëherë mos e ndërprit intervistuesin! Kërko leje për të marrë fjalën në rastet kur intervistuesi e zgjat shumë. Edhe në rastet kur intervistuesi e zgjat shumë diskutimin dhe nuk të lejon të flasësh, bëj durim…lëre të shprehet deri në fund. Ka raste kur intervistuesit duan të flasin vetë gjithë kohës, ndjehen se po rrëfehen para dikujt…lëre të shprehet pasi më shumë do të të vlerësojë. Të jesh një dëgjues i mirë është një aftësi që jo të gjithë e kanë.
Mos përço mesazhe lodhjeje apo padurimi për të mbaruar intervistën.
Në fund të intervistës duhet të pyesësh diçka. Edhe për kortezi, nëse je i qartë me çdo gjë.
Mos pyet asnjëherë pyetjet e fundit të parat dhe anasjelltas. Për shembull: pyetjet për pagën dhe paketën financiare bëhen në fund të intervistës ose në një fazë tjetër. Si fillim targeto të jesh fituese e intervistave dhe zemrave të intervistuesve. Pastaj, pasi të kanë pëlqyer dhe ti ke dalë shumë mirë, mund të luash më fort më paketën financiare.
Kujto gjithmonë që, në çdo rast, e gjithë intervista dhe negociatat në fund të procesit duhet të jenë “Win – Win”.
Intervistuesit janë njerëz si ty! Edhe ata janë intervistuar për vendin e punës dhe do intervistohen në të ardhmen kur të ndërrojnë punë…
Intervista është një bisedë e kujdesshme profesionale!
Nuk ka shans të dytë për një përshtypje të parë…

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/--SqgA)