PDA

View Full Version : Tiranë, ofroj vend pune Supervizor në Departamentin e Ndertimit



MEGATEK S.A
06.07.2012, 12:06
HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Departamentin e Hipermarketit:

Supervizor I Departamentit e Ndertimit

Qëllimi i Pozicionit :Te manaxhojë dhe të udhëheqi stafin që ka në varësi, në përputhje me të gjitha rregullat dhe politikat e Megatek, me qëllim kënaqjen e Klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.
Detyrat dhe Pergjegjësitë


Menaxhon punën dhe stafin që ka ne varësi në përputhje me politikat dhe rregullat e kompanisë.
Mbikqyr ecurinë e punës në departamentin perkatës, gjithashtu garanton bashkëpunim dhe performancë të lartë në departament.
Menaxhon dhe raporton çdo vonesë, problem apo moskorrektësi të punonjësve që ka ne varësi.
Trajnon punonjësit e departamentit në lidhje me detyrat e punës, proçedurat dhe rregullat e kompanisë.
Proçedon me kryerjen e porosive në magazinë, e cila duhet të ekzekutohet në oraret e miratuara nga kompania.
Kontrollon dhe asiston në sistemimin e produkteve në rafte.
Garanton vendosjen e cmimeve të duhura dhe përshkrimeve përkatese për cdo artikull në departamentin perkatës.
Planifikon orët javore te punës dhe periudhat ditore te pushimit për stafin që ka në varësi dhe I bën ato të njohura për stafin dhe Menaxherin e Hipermaket duke respektuar afatin e njoftimit.
Zbaton me perpikmëri nga ana e tij/saj dhe personave që supervizon, rregulloret dhe të gjithë proçedurat e miratuara.
Merr pjesë në trajnimet e ofruara dhe siguron zbatimin e njohurive të marra.
Detyra të tjera sic nevojiten/kerkohen.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi: Diplomë Universitare, Dega Inxhinieri Ndertimi
Eksperiencë pune: Eksperiencë pune në subjekte të ngjashme, jo më pak se 1 vit.
Disponueshmeria: Me Turne (Turni I Pare dhe I Dytë)

Aftësi të tjera:


Aftësi te drejtojë dhe motivojë nje grup
Aftësi të shkëlqyera komunikuese
Përkushtim i fortë ndaj shërbimit të klientit.
Aftësi te punojë nën presion dhe të merret me situata sfiduese.
Ndjenjë pergjejgjësie.



Procedura e Aplikimit:
Per të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë përmendura brënda datës 27/06/2012:
1. CV e Detajuar
2. Letër Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga menyrat si në vijim:1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania