PDA

View Full Version : Tre ditë para intervistës…



Elton ILIRJANI
23.11.2011, 16:20
Disa ditë pasi Aleksa kishte nisur aplikimin e saj me e-mail në kompaninë Gener 2 që operon në fushën e ndërtimit, mori një telefonatë nga firma dhe ju caktua intervista pas tre ditësh. Ishte shumë e gëzuar që u përzgjodh për fazën e intervistave dhe vendosi të përgatitej sa më mirë për këtë intervistë.

Çfarë duhet të ketë parasysh Aleksa para intervistës:


Duhet të ketë lexuar mjaftueshëm informacion mbi aktivitetin e kompanisë dhe sidomos informacione që do kenë lidhje direkte dhe të tërthortë me pozicionin për të cilin po aplikon.
Duhet të ketë lexuar me kujdes dhe të ketë kuptuar shumë mirë përshkrimin e vendit të punës.
Aleksa duhet të paraqitet në vendin ku do bëhet intervista të paktën 5 apo 10 minuta para. Më mirë është që të presë disa minuta se sa të jetë me vonesë. Vonesa në paraqitje në intervistë, edhe pse mund të ketë justifikime nga më të ndryshmet, nuk lexohet aspak mirë nga intervistuesit.
Unë do i sugjeroja Aleksës që te kishte me vete një bllok elegant shënimesh dhe një stilolaps për të mbajtur shënime në rast se do i duhet ta bëj këtë gjë. Rrallë ndodh nëpër intervista një gjë e tillë, por kur ndodh do ishte mirë të ishte e kompletuar pasi “lexohet nëpër rreshta” kujdesi dhe përgatitja deri në detaje për intervistën dhe intervistuesi ndihet mirë nga kjo gjë.
Në disa firma, që të hysh në ambientet e tyre të brendshme, kërkohet edhe një dokument identifikimi, kështu që unë do i sugjeroja Aleksës që të mbante me vete edhe kartën e identitetit. Mungesa e kartës së identitetit mund të rrezikojë hyrjen në intervistë ose në rastin më të lehtë intervistuesit do vihen në dijeni që dikush po kërkon të hyje në godinë, por duhet leja e tyre pasi personi nuk ka dokument identifikimi. Kjo gjë nuk do ndikojë për mirë te ata gjithsesi, edhe pse ata do përpiqen ta përcjellin ngjarjen me mirësjellje.
Aleksa për ditën e intervistës duhet të vishet sa më mirë sipas profilit të punës për të cilin ajo po aplikon. Pjesën më të madhe të kohës Aleksa do e kalojë në zyrë shumë afër zyrës së CEO-s së kompanisë. Ajo duhet të kujdeset të vishet me rroba cilësore dhe të përshtatshme për zyrë. Për këtë gjë Aleksa mund të zgjedhë disa veshje cilësore dhe klasike që mund ti gjejë në koleksionet e larmishme të COIN Tirana në ABA Business Center. Parfumi që do zgjedhë për atë ditë duhet të jetë i lehtë dhe te aromat e pranueshme për ambiente të mbyllura dhe të kufizuara.
Nuk duhet të harrojë të heq zilen e telefonit celular pasi një telefonatë gjatë intervistës do e ç’fokusojë dhe mbi të gjitha do krijojë një përshtypje të gabuar te intervistuesit.
Aleksës do i sugjeroja që të mos rëndohej shumë në make-up, pasi edhe kjo mund të interpretohej keq nga intervistuesit. Në fund të fundit, Aleksa duhet ta konsideroj këtë takim si një ditë normale pune.
Mirë do ishte që të mos ngarkohej shumë me aksesorë të panevojshëm dhe sidomos aksesorët e ekzagjeruar që ndonjëherë zhurmojnë me lëvizjen e duarve apo gjesteve.
Sa më thjeshtë dhe më shije, aq më mirë për Aleksën.
Aleksa, nëse është duhanpirëse, të bëj kujdes që të largojë erën e duhanit, ose të kujdeset të mos pijë cigare të paktën një orë para intervistës. Duhanpirësit, në shumë punëdhënës, shikohen si persona që e kalojnë kohën në ballkon ose jashtë godinës për të pirë cigaren e rradhës. Mirë do ishte që të mos rrezikonte...
Aleksa duhet të kontrollojë, sa më shumë që të mundet, emocionet para hyrjes në intervistë. Nuk duhet të rëndojë mendjen e saj me gjëra të paqëna apo hamendësime se si do shkojë…nëse do dal mirë apo keq. Ajo thjesht duhet të bëhet gati sa më mirë që të jetë e mundur.
Të tjerat vijnë gjatë intervistës…

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/rzgJu8)