PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Arketare (Part-Time)



MEGATEK S.A
06.04.2012, 15:59
HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Departamentin e Hipermarketit:
Arketare Part-Time ( 30 deri ne 36 ore ne jave)
Detyrat dhe Pergjegjesite
· Mirepret me etike te larte profesionale cdo Klient qe afrohet prane kasave.
· Kryen te gjitha metodat e pagesave sipas procedurave dhe standarteve ne perputhje me kerkesen e Klientit.
· Siguron që të gjitha produktet jane skanuar ne menyre korrekte dhe kontrollon ne monitor pershkrimin, sasine si dhe cmimin qe te perputhen me produktet qe skanohen. Per cdo mosperputhje raporton menjehere tek Kryearketari apo Supervizori i Kujdesit ndaj Klientit.
· Ofron informacion duke i ardhur ne ndihme Klientit per sherbimet ne dispozicion, u pergjigjet me dedikim pyetjeve dhe vlereson nevojat e klienteve.
· Siguron informacion periodik mbi kerkesat apo ankesat e ndryshme nga klientet te cilin e raporton me shkrim cdo dite tek supervizori perkates.
· Eshte ne dijeni te te gjitha reklamave dhe promocioneve te produkteve te Megatekut.
· Ne mbyllje te turnit, numeron leket e arkes ne prani te kryearketares dhe ben dorezimet e te gjitha dokumentave ne lidhje me pagesat.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi: Preferohet Diplome Universitare
Eksperiencë pune: Preferohet eksperience pune ne subjekte te ngjashme, jo me pak se 1 vit.
Disponueshmeria: Part- Time (Nga 30 deri ne 36 ore ne Jave) dhe me Turne (Turni I Pare dhe I Dyte)

Aftësi të tjera:


Te jete i gatshem dhe i afte te punoje ne grup.
Te pelqeje punen me njerezit.
Te jete i dobishem dhe i sjellshem.
Te paturit e nje paraqitje te denje eshte kerkese.
Njohuri te mira te produkteve.


Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV e detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania