PDA

View Full Version : Aleksa në kërkim të një pune ….



Elton ILIRJANI
15.11.2011, 17:10
Aleksa, një 22 vjeçare e sapo diplomuar nga qyteti i Tiranës, është në kërkim të një pune…
.. nga miqtë e saj ajo e di se tek njoftime.com mund të gjej njoftime punësimi nga firma të ndryshme shqiptare dhe të huaja,
klikon aty me shpresën se do gjejë diçka që mund ti përshtatet.
Është hera e parë që Aleksa po kërkon një punë dhe si fillim ajo vendos të lexojë vetëm ato njoftime që i përshtaten profilit të saj të krijuar në vitet e universitetit.
Aleksa është diplomuar në Administrim Biznes dhe sapo ka filluar Masterin Shkencor për Administrim Biznesi tek Tirana Business University, universitetin më të mirë per të në këtë fushë, pasi drejtohet dhe është në funksion të nevojave të biznesit. Vendi më ideal për të marrë njohuritë dhe praktikat më të mira.
Aleksa, pasi ka gjetur një njoftim punësimi në rubrikën “Premium” që i përshtatet pritshmërive të saj, duhet të ketë parasysh disa pika:

Çfarë duhet të bëjë Aleksa kur është para një njoftimi pune?


Të lexojë me vëmendje gjithë njoftimin.
Të mos harrojë t’i japë rëndësinë e duhur emrit të firmës për të cilën po aplikon dhe të bëjë një “google search” në internet për t’u njohur më mirë mbi aktivitetin dhe profilin e firmës në fjalë.
Të mundohet të kuptojë sa më mirë detyrat që kërkohen për atë pozicion.
Të kontrolljë dhe të vlerësojë me maturi dhe objektivitet profilin e kandidatit që kërkon firma me anë të njoftimit në pjesën e “requirements”.
Të lexojë me vëmendje çfarë ofron firma si paketë financiare që të mos ketë surprizime gjatë një interviste të mundshme.
Të ndjekë me përpikmëri gjithë proçedurën e shkruar në njoftim për këtë aplikim.
Të respektojë afatet e aplikimit.
Të përgatis një CV praktike dhe të nxjerrë në pah gjithë eksperiencat apo vlerat që lidhen me atë pozicion.
Të përgatitet sa më mirë për një intervistë të mundshme.

Çfarë nuk duhet të bëjë Aleksa?



Nuk duhet të mendojë kurrë që proçesi mund të manipulohet pasi nuk do ketë vet-motivimin për të kryer një paraqitje dinjitoze në intervistën e mundshme.
Nuk duhet të harrojë që në “e-mail subject” duhet të shkruajë qartë pozicionin për të cilin po aplikon.
Nuk duhet të harrojë të shkruaj në e-mail një përshëndetje dhe një prezantim me 2 fjali. E-mail nuk duhet të jetë kurrsesi bosh…
E-mail duhet të mbyllet me fjalë të zgjedhura dhe me etikë të lartë.
Emërtimi i CV nuk duhet të jetë spontan por të ketë patjetër emrin e aplikantit pasi tregon rregullsinë e kandidatit dhe është lehtësisht e kërkueshme nga rekrutuesit.
Fontet e shkrimit në CV nuk duhet të jenë të ndryshme në paragrafe të ndryshme.
Nuk duhet të bëjë kurrsesi gabime drejtshkrimore gjatë shkrimit të CV-së.
Nuk duhet të harrojë të shkruajë në CV, adresën e e-mail dhe numrin e kontaktit për t’u kontaktuar më pas nga rekrutuesit.
Aleksa, nuk duhet të shkruajë në CV-në e saj eksperienca apo aftësi për të cilat ajo nuk është kompetente pasi kjo do e dëmtonte imazhin e saj gjatë një interviste të mundshme.
Nuk duhet të shkruajë emra personash të tjerë si referencëdhënës pa i kontaktuar ata më parë dhe pa pasur këto referenca të shkruara para se të vendos ti bëj publike këto referenca.
Mbi të gjitha, Aleksa, këtë CV dhe këtë aplikim duhet ta përgatis vetë pa ndihmën e askujt dhe pa kopjuar në internet…

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/Nj95Gy)