PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Key Account (Per Supermarketet)



A.M.G sh.p.k
21.09.2016, 10:40
Përshkrimi
A.M.G shpk - Algida® është një kompani me eksperiencë 15 vjeçare në
inportimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ndryshme të ngrira.
Sot jemi prezente në të gjithë tregun shqiptar me një gamë të gjerë produktesh.
Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të
stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

Pozicioni që ofrohet: Key Account (Per Supermarketet)



Detyrat

• Planifikon dhe menaxhon procesin e shitjeve ne menyre qe te arrihen objektivat e percaktuara nga kompania.
• Drejton dhe kordinon porosi-marrjen si dhe stokun e rrjetit qe mbulon duke bashkpunuar ngushte me strukturat e tjera te shitjeve dhe me eproret e tij.
• Zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave te kompanise.
• Kujdesi ndaj klienteve ekzistues dhe zgjerim te klienteve te rinj.
• Harton dhe analizon efikasitetin e shitjeve sipas kostove, mjeteve dhe produktit.
• Raporti periodik tek Drejtori i Shitjeve.

Kualifikimet / Kerkesat

• Arsimi i lartë , preferohet dega Menaxhim ose dege te ngjashme.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi, aftësi për të punuar në grup.
• Eksperiencë të mëparshme 3-5 vjet në menaxhimin e shitjeve te produkteve ushqimore, si dhe në shitjet e drejtpërdrejta.
• Aplikanti duhet te ketë njohuri te mira te tregut ushqimor si dhe të pikave ne terren. Prioritet do kenë personat që kanë ekperiencë në tregun e produkteve ushqimore te ngrira.
• Aplikantët duhet të jetojnë ne Tiranë ose afër Tiranës dhe të jenë fleksibel në oraret e punës.
• Te jenë të pajisur me leje drejtimi.

• Personat e interesuar duhet te dergojne CV-n me foto dhe Leter Interesi me email ne adresen: hr@amgfood.com
• Ju lutemi percaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni.

Vetem aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 48 orëve nga
marrja e aplikimit.


A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!