PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent (Ndihmes i Klienteve) ne Departamentin e Kujdesit Ndaj Klientit



MEGATEK S.A
27.10.2012, 14:37
HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Departamentin e Hipermarketit:

Asistent (Ndihmes i Klienteve) ne Departamentin e Kujdesit Ndaj Klientit

Detyrat dhe Pergjegjesite
·Mirepret me etike te larte profesionale cdo Klient qe afrohet prane kasave duke I pershendetur.
·Siguron qe Klientet te kene nje mbeshtetje persa I perket produkteve te renda dhe ne terheqjen e tyre deri ne mjetin e transportit.
·Ofron informacion duke i ardhur ne ndihme Klientit per sherbimet ne dispozicion, u pergjigjet me dedikim pyetjeve dhe vlereson nevojat e klienteve.
·Respekton dhe bashkepunon me koleget per te krijuar nje mjedis te kendshem pune.
·Bashkepunon me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klienteve. Trajton kërkesat e klienteve në mënyrë profesionale dhe efikase.
·Ndihmon klientin ne paketimin e produkteve dhe ofron asistence per transportimin e mallrave Mundeson ngarkim/shkarkimin e produkteve te ndryshme qe jane te rezervuar me transportin e Megatek sipas kerkesave te klientit.
·Kontrollon ne menyre periodike dhe sistemon te gjitha karrocat te vendosura jashte prane zones se parkimit.
·Mundeson nje ngarkim/shkrakim efikas dhe te kujdesshem kundrejt produktve delikate ne te njejten kohe dhe miresistemin e tyre ne mjetin e transportit
·Siguron qe cdo here ne zonat ku mundesohet nje ngarkim /shkarkim keto zona duhet te lihen ne gjendje te rregullt, te paster dhe te sistemuar sipas standarteve dhe kerkesave te kompanise.
·Pranon detyra te tjera sic nevojiten apo kerkohen ne cdo kohe per mbarevajtjen e punes.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi: Preferohet Diplome e Shkolles se mesme
Eksperiencë pune: Eksperience pune ne subjekte te ngjashme.
Disponueshmeria: Me Turne (Turni I Pare dhe I Dyte)

Aftësi të tjera:


Te jete i gatshem dhe i afte te punoje ne grup.
Te pelqeje punen me njerezit.
Te jete i dobishem dhe i sjellshem.
Te paturit e nje paraqitje te denje eshte kerkese.


Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania