PDA

View Full Version : Tirane,Megatek ofron nje vend pune ne pozicionin e Arkitektit



MEGATEK S.A
05.06.2012, 14:25
HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Departamentin e Hipermarketit:

Arkitekt/e

Detyrat dhe Pergjegjesite


Prezanton idete dhe konceptet per permiresimin e paraqitjes se dyqanit.
Mbeshtet punonjesit e hipermaketit ne negociata me klient ku ekspertiza e arkitektit eshte e nevojshme.
Bashkepunon me Supervizoret e Hipermarketit dhe menaxheret e produkteve per ekspozimin e produkteve te reja ne departamentin perkates.
Mirepret klientet dhe diskuton me ta rreth kerkesave te tyre.
Interpreton nevojat e klientit dhe zhvillon koncepte per t’ju pershtatur nevojave te Klienetit.
Vlereson kohen e duhur per kryerjen e punes dhe paraqet preventivat per klientet.
Perdor nje varg te gjere mjetesh duke perfshire fotografine dhe ndihmen e dizenjimit kompjuterik me qellim realizimin e idese apo konceptit.
Ofron ide dhe projekte per ekspozime te ndryshme te produkteve dhe pregatitjen e broshurave.
Punon si pjese e grupit me fotografe, dizenjues te tjere dhe specialist te marketingut per projekte te ndryshme promocioni qe mund te nderrmeren ne Megatek.
Mendon ne menyre krijuese per te prodhuar ide dhe koncepte te reja, zhvillon projekte dizenjimi duke grumbulluar informacion dhe te dhena per te qartesuar ceshtjet e dizenjimit.
Percjell tek manaxheri i hipermaketit dhe ne takimin e perjavshem me prokurimet nevojat dhe komentet e klienteve


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi: Preferohet Diplome Universitare ne Arkitekture
Eksperiencë pune: Eksperience pune ne subjekte te ngjashme, jo me pak se 1 vit.
Disponueshmeria: Me Turne (Turni I Pare dhe I Dyte)

Aftësi të tjera:
·Aftesi grafike.
·Te jete largpames ne praktikimin e ideve te tyre.
·Aftesi te mira komunikuese
·Aftesi te mira tregtuese.
Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Liste Notash
3. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania