PDA

View Full Version : Shërbimi "Headhunting" në Shqipëri !?



Elton ILIRJANI
02.05.2012, 11:21
“Chasseur de têtes” apo “Headhunter” është një koncept ende pak i njohur për tregun shqiptar të punës.

Pak vite më parë, në flladin "e rënies në dashuri me shikim të parë" me këtë profesion, që fillimisht të duket aq magjepës sa nuk pyet fare për vështirësitë që do hasësh në etapat e mëpasme, vendosa të sfidoj realitetin e këtushëm dhe të guxoj…

Nëse dikush do më pyesë në lidhje me ecurinë e këtij shërbimi në realitetin tonë, do e kisha të vështirë përgjigjen. Nuk guxoj të them se është në rrugën e duhur dhe nga ana tjetër kam frikë të pohoj se nuk është ashtu si duhet, pasi punëkërkuesit dhe punëdhënësit janë përballuar me të dyja anët e medaljes…...disa kanë përjetuar përvojë pozitive, të tjerë kanë provuar një shije jo të mirë.

Ok, mund të guxoj të them se edhe ky shërbim si shumë shërbime të tjera është përshtatur me „klimën“ e vendit tonë… dhe ka pak gjëra të përbashkëta me atë që bëjnë kolegët tanë në ekonomitë e zhvilluara. Shërbimi i "Gjuetisë së Trurit" ka sidoqoftë shumë dimensione. Gjithsesi, vështirësistë dhe problemet e shumta që hasen përgjatë gjithë procesit janë të shumëllojshme dhe të natyrave të ndryshme.

Në rubrikën e karrirerës do ishte e udhës që, në lidhje me këtë shërbim të hapet dhe zhvillohet në vazhdimësi një diskutim me profesionistë dhe me ata që e kanë përjetuar atë...

Mendoj se ja vlen të ndricohet nga të gjitha këndvështrimet:

punë-marrës <> HR – konsulentë karriere – Recruiter – Headhunting <> punë-dhënës

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni http://www.njoftime.com/images/misc/linkedin.gif (http://lnkd.in/4wWpUZ)