PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance



Univers Reklama
10.12.2011, 15:04
Shoqeria "Univers Reklama" shpk, e profilizuar ne prodhimin e reklamave "indoor & outdoor", kerkon te punesoje:



Specialist Finance


sipas pershkrimit te meposhtem:


Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:


Ndjek dorëzimin në kohë të dokumentacionit kontabël nga magazina, arka, banka dhe merr masa për kontabilizmin në kohë të tij.
Bën sistemimin e dokumentacionit bazë sipas magazinave, sipas ndarjeve (hyrje-dalje) arkëtimet, pagesat sipas arkave (lekë, dollarë amerikane, euro);
Ben kontabilizimin e dokumentacionit bazë sipas “Rregullores të shoqërisë për kontabilitetin” dhe kontrollon përputhjen e tyre me dokumentacionin justifikues dhe me urdhër pagesën ditore.
Ben rakordimim me klientët dhe furnitorët çdo muaj deri në datë 15 të muajit pasardhës dhe arshivimin e aktit të rakordimit në dosjet përkatëse.
Përgatit dhe paraqet pasqyra të ndryshme financiare periodike, sipas percaktimeve te bera nga Drejtuesit e shoqerise;
Kryen rakordime ditore, javore dhe mujore me Departamentin e marketingut dhe shitjeve mbi situaten e e klienteve.
Merret me faturimin e klienteve sipas formatit tatimor te fatures se shitjes.
Ben mbylljen e librit te shitjeve dhe blerjeve, sipas modelit te tatimeve, brenda dates 04 te cdo muaji.
Kualifikimet:



Arsimi i lartë, dega Finance/Kontabilitet;
Me përvojë në kete fushë, minimumi 5 vjet;
Njohuri shume te mira te programit "Financa 5";
Te jete i organizuar dhe sistematik;
Te dije te perpiloje raporte periodike dhe analiza financiare;


Te gjithe kandidatet e interesuar mund te aplikojne duke derguar CV-n e tyre ne adresen elektronike: dajdinlli@universreklama.com (dajdinlli@universreklama.com), si dhe duke percaktuar ne subjektin e aplikimit pozicionin per te cilin jeni te interesuar. Vetem aplikantet qe permbushin kriteret e percaktuara do te kontaktohen per interviste.

Tel. : 047 800 200