PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Marketing-u



Univers Reklama
14.11.2011, 14:23
Shoqeria "Univers Reklama" shpk, e profilizuar ne prodhimin e reklamave "indoor & outdoor", kerkon te punesoje:



Specialist/e Marketing


sipas pershkrimit te meposhtem:

Qëllimi i këtij Pozicioni:
Përmbushjen e objektivave të shitjes dhe marketingut së shoqërisë, nëpërmjet promovimit dhe përcjelljes së produkteve/shërbimeve të saj tek klienti, dhe ndjekjen e kerkesave te klientit.


Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:


Vendos dhe ndjekë mardhëniet me klientët, si dhe ata ekzistues dhe klientet e rinj;


Percjelle qarte kerkesat dhe nevojat e klientit tek departamentet e tjere te shoqerise, ne realizimin e kerkeses te tij;
Ndjeke hap pas hapi etapat e realizimit te produktit te kerkuar nga klienti, duke garantuar cilesine e kerkuar prej tij;
Kujdeset në reklamimin dhe promovimin e produkteve të shoqërisë;
U prezanton klientëve te interesuar produktet dhe shërbimet e shoqërisë;
Përpilon raporte dhe plane pune periodik.
Kualifikimet Kryesore:

Arsimi i lartë;
Me përvojë në profile te ngjashme pune, minimum 2 vjet;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negocuese;
I prirur ndaj kërkesave dhe nevojave të klientit;
Njohuri të mira të programeve kompjuterike;
Nohuri te mira te gjuhes angleze;
Lejedrejtimi automjeti.

Te gjithe kandidatet e interesuar mund te aplikojne duke derguar CV-n e tyre, ne adresen e e-mailit: dajdinlli@universreklama.com, dhe duke percaktuar ne subjektin e aplikimit emertimin e pozicionit per te cilin jeni te interesuar. Vetem aplikantet qe permbushin kriteret e percaktuara do te kontaktohen per interviste.

Tel. : 047 800 200