PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Shites prane departamentit te kopshtarise



MEGATEK S.A
25.05.2012, 10:41
HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Departamentin e Hipermarketit:
Shites ne Departamentin e Kopshtarise
Detyrat dhe Pergjegjesite


Mirepret me etike te larte profesionale cdo Klient qe interesohet per produktet e departamentit.
Ndihmon klientin ne gjetjen e produkteve per te cilat Klienti eshte i interesuar.
Ofron keshilla, te cilat i vijne ne ndihme Klientit, dhe u pergjigjet me dedikim pyetjeve te Klientit.
Finalizon procesin e shitjeve te produkteve ne perputhje me nevojen e Klientit.
Ne bashkepunim me Supervizorin perkates kontrollon ekzpozimin per te mbushur stokun dhe angazhohet ne sistemin e stokut ne nivelin e kerkuar.
Organizon porosine e produkteve kur kjo I kerkohet nga supervizori perkates.
Rivendos ne vendet e duhura te gjitha produktet te cilat jane vendosur ne vendin e gabuar nga ana e Klienteve.
Ne bashkepunim me supervizorin e departamentit sigurojne qe produktet ne rafte jane ekspozuar sic kerkohet dhe qe kane gjithe informacionin e nevojshem.
Miremban produktet nga ana e pastertise.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi:Student ne Fakultetin Bujqesor , dega Hortikulture
Eksperiencë pune: Eksperience pune ne subjekte te ngjashme, jo me pak se 1 vit.
Disponueshmeria: Me Turne (Turni I Pare dhe I Dyte)

Aftësi të tjera:


Te jete i gatshem dhe i afte te punoje ne grup.
Te pelqeje punen me njerezit dhe te jete entuziast.
Te jete i dobishem dhe i sjellshem.
Te paturit e nje paraqitje te denje eshte kerkese.
Te kete aftesi shume te mira komunikuese.


Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV e detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania