PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator F & B



Tirana International Hotel
18.10.2011, 22:11
Tirana International Hotel & Conference Centre shpall njoftimin për:






Pozicionin e Koordinatorit dhe asistentit të Ushqimit dhe Pijes (Food & Beverage)

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
-Të kenë arsimin e lartë preferencë Fakulteti ekonomik.
-Të njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm), njohja e një gjuhe të tretë përbën avantazh.
-Të kenë të paktën 3 vjet eksperiencë në sektorë të ngjashëm të turizmit në fushën e hotelerisë.
-Kandidatët duhet të kenë aftësi shumë të mira komunikuese si dhe të dijnë të drejtojnë punën në grup dhe të jenë kërkues.
-Të kenë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike si edhe internetit.
-Të kenë prezencë të mirë.
Të gjitha kriteret e mësipërme duhet të jenë të shoqëruara me dokumentat dhe referencat përkatëse. Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me foto dhe letrat e interesit, pranë Tirana Internacional Hotel & Conference Centre – pranë Recepesionit ose në adresat e mëposhtme:

Adresa: Tirana Internacional Hotel, Sheshi “Skënderbej”, Tiranë, Shqipëri.
Tel: +355 4 2234185; Fax: + 355 4 2234188; e-mail: job@hoteltirana.com.al (job@hoteltirana.com.al)