PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistente e CEO-s së Kompanisë.



JUPITERCS
10.07.2013, 09:45
Kritere të veqanta:

1. Të jetë e moshës 25-35 vjeçe.
2. Të ketë mbaruar fak. e ekonomisë tek universiteti i Tiranës.
3. Të njohë shumë mirë gjuhën Italiane dhe atë Angleze.
4. Të ketë 2 vjet eksperienca të ngjashme pune në një kompanitë e njohura në vend.
4. Të ketë lejë drejtimi automjeti.
5. Të njohë shumë mirë programet bazë të Office 2003 dhe 2007.

Kritere të përgjithshme:

1. Të jetë e komunikueshme dhe e paraqitshme.
2. Të jetë e aftë dhe e gatshme për një ambient pune ne grup.
3. Të ketë mundësisht njohuri të tregut si dhe të produkteve te IT-së.
4. Të ketë mundësisht njohuri të programit Financa 5.

PERSHKRIMI I PUNES SE ASISTENTES SE ADMINISTRATORIT

Asiston administratorin në katër funksione bazë:

• Marketing
• Komunikimit te brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë
• Burime njërëzore
• Asistencë në menaxhimin e kanalit të shitjes me pakicë

Një përshkrim më i detajuar i funksioneve:

1. Marketing

• Asiston administratorin në hartimin dhe ekzekutimin e një plani te marketingut :
o Nëpërmjet flete palosjeve ,TV,radio, websiteve, facebook, etj
o Mbikqyr konceptin/ dizenjimin/ prodhimin e ketyre materialeve
o Punon me shtypin lokal per te publikuar njoftime sipas nevojes
o Përmirësimin, shtimin, te database –it te klienteve dhe rifreskimi i informacionit qe ju dergohet atyre

2. Komunikimit te brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë

• Asiston administratorin në :
o Mbajtjen e korrespodencës me klientet nëpërmjet Skype, emaile, kontakte etj.
o Hallke baze lidhese ndermjet administratorit dhe dep. te tjera te kompanise.
o Koordinim i informacionit ndermjet strukturave te brendshme dhe te jashtme.
o Mbajtje dhe administrim i arkives dhe dokumentacionit qarkullues
o Pergatitje dhe administrim i evidencave te ndryshme

3. Burime njërëzore

• Asiston administratorin në manaxhimin e burimeve njerëzore .
o Përgjedhje dhe rekrutim të personelit që merren rishtaz,
o Kontroll , motim dhe vlerësim periodik të punonjësve,
o Hartimin dhe rifreskimin e dosjeve të secilit punonjës,
o Ndjekja e pagesave të pagave, shpërblimeve të punonjësve,

4. Asistenca në menaxhimin e kanalit të shitjes me pakicë

• Asiston administratorin në manaxhimin e kanalit të shitjes me pakicë:
o Ushtron kontroll periodik në pikat e shitjes me pakicë,
o Ndjek, nxit dhe dokumenton procesin e shitjes në zingjirin e dyqaneve te Jupitercs,
o Evidenton, raporton dhe ndihmon në zgjidhjen e cfarëdolloj problemi te ketij kanali.
o Pergatitje dhe administrim i evidencave dhe llogarive te ndryshme te kanalit,
o Mbajtje dhe administrim i arkives dhe dokumentacionit qarkullues që lidhet me ktë kanal,


Të interesuarat duhet të dërgojnë CV tek adresa e Emailit gj.hajdari@jupiter.al
Vetem CV-të e përgjedhura do të kontaktohen,

Ju Faleminderit.

Tel. : 00355 42416052

Cel. : 00355 682045535