PDA

View Full Version : Tirane, kerkohet kasiere



Jumbo shop
10.05.2016, 16:53
JUMBO me vendodhje në qendrat tregtare QTU dhe TEG është një nga dyqanet me pakicë më të suksesshëm për fëmijë në Tiranë. Ky dyqan tregton në ambientet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.


[COLOR=#ff33cc] ***

JUMBO po kërkon kasiere që të shërbejnë në kasën e dyqanit Jumbo në Qëndrën Tregetare Univers (QTU)

Përshkrim i shkurtër:

Kasieret janë përgjegjëse për menaxhimin e përditshëm të sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.
Fokusi kryesor i një kasiereje është që t’ju ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka në përgjegjësi.

Detyrat kryesore:

- Të shërbejnë dhe komunikojnë me klientët.
- Të skanojnë produktet.
- Të kontrollojnë çdo produkt që kalon mbi kasë.
- T’ju komunikojnë çmimin konsumatorëve.
- Të marrin,të numërojnë paratë nga klientët dhe të kthejnë kusur.
- Të printojnë fatura dhe të komunikojnë me zyrën e Financës.
- Të ndihmojnë konsumatorët në gjetjen e produkteve specifikë dhe t’i informojnë mbi ofertat mëtë fundit.
- Të sigurojnë vendosjen, reklamimin dhe mbushjen si duhet të të gjitha produkteve në rafte (në territorin pranë kasave) duke zbatuar udhëzimet e Supervizorit direkt.
- Të mbajnë hapësirën e vet të rregullt e të pajisur me furnizimet e nevojshme.

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

- Arsim të lartë (Pa obligime shkolle në vazhdim)

- Të paktën 1 vit përvojë të mëparshme të ngjashëm me këtë pozicion

- Njohuri të gjuhëve të huaja

- Të njohin dhe përdorin shumë mirë programet bazë të kompjuterit

Të tjera:

- Aftësi shumë të mira komunikuese janë thelbësore

- Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës


Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në personale duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikohet në këtë adresë e-mail-i : jumbo@teg.al (jumbo@teg.al)



Theksojmë që vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen!