PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistente CEO



MEGATEK S.A
12.10.2011, 16:53
HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjëse për pozicionin e :

Asistente CEO

Detyrat dhe Pergjegjesite

Të ndihmojë CEO dhe Menaxhimin e Përgjithshëm në detyrat e tyre të përditshme sipas kërkesës
• Mban axhendën e CEO dhe Menaxhimit të Përgjithshëm, cakton takime me klientë dhe furnitorë
• Mban minutat në takime të brendshme të organizuara nga Bordi i Drejtorëve
• Luan rolin e ndërmjetësit midis Menaxhimit të Përgjithshëm dhe pjesës tjetër të kompanisë
• Planifikon transportin dhe akomodimin për Menaxhimin e Përgjithshëm, partnerët dhe klientët sipas kërkesës
• Përgjegjës në kontrollimin e të gjitha dokumentave për t’u firmosur nga CEO dhe sigurohet që ata të dërgohen tek personat e duhur ose të arkivohen
• Filtron postën, telefonatat dhe postën elektronike e cila i dërgohet menaxhimit të përgjithshëm sipas nivelit të urgjencës së mesazhit

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

• Diplomë Universitetare në Ekonomik apo në një degë të përafërt
• Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe shkrimit në gjuhën Angleze
• Njohuri shumë të mira të kompjuterit dhe paketës Office
• Të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe me etikë të lartë profesionale
• Aftësi organizuese dhe komunikuese
• Motivim, entuziazëm dhe dëshirë për të mësuar
• Të dijë të punojë në grup



PROCEDURA E APLIKIMIT:
Për të aplikuar, ju lutemi të paraqisni dokumentet e mëposhtme:


Curriculum Vitae të detajuar pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore me njërën prej mënyrave të mëposhtme:


1. E-mail: humanresources@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Postë/Dorazi:
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri


Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë brenda dy javësh nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e dokumenteve