PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Ekonomist/e



Neptun shpk
12.10.2011, 16:42
Neptun sh.p.k, kompania lider ne tregun e pajisjeve elektro – shtepiake, po kerkon te punesoje Ekonomist.


Detyrat kryesore:

Të ndjekë konkludimin e pagesave për furnitorët dhe klientët në përputhje me Departamentin Shitjeve.
Të regjistrojë në sistem gjithë kontabilizimet, faturat, deklarimet doganore dhe informacione të tjera sipas nevojave.
Të kryejë rakordimet me bankën dhe ruajë të gjitha rekorded përkatëse në versionin elektronik dhe shkresor.
Të kryejë rakordimet e llogarive dhe të ruajë të gjitha rekorded përkatëse në versionin elektronik dhe shkresor.
Të rregullojë dhe mirëmbajë dosjet në lidhje me aktivitetet e departamentit të Financës; përfshirë faturat dhe dokumentet e tjera kontraktuale që mbështesin/justifikojnë pagesat e kryera.
Ndjek procedurat e zhdoganimeve të mallrave deri në mbërritjen e tyre në magazinën e Neptun-it.
Informon supervizorin e magazinës në lidhje me mallrat që do të mbërrijnë dhe i dorëzon paraprakisht dokumentet e nevojshme për “shkarkimin” e mallrave.
Mbyll shitjet ditore të dyqanit në përputhje me raportet ditore të marra nga dyqani.
Prodhon statistika dhe analiza rutinë, periodike dhe të posaçme në mënyrën dhe kohën e kërkuar nga Menaxheri i Dyqanit dhe Drejtori i Finances.

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:


Arsim të lartë Diplomë Universitare në Financë ose Kontabilitet ose në fusha të tjera ekonomike e plotësuar me kurse të specializuara kontabiliteti.
Të paktën 3vjet përvojë pune në kontabilitet.
Të paktën 3 vite përvojë të mëparshme në këtë pozicion.
Njohuri të biznesit retail (shitje me pakicë).
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe koordinuese.
Të njohin dhe përdorin shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Kandidatët e interesuar mund t’i dërgojnë CV-të me fotografi duke specifikuar pozicionin dhe zonën për të cilën aplikojnë në adresën tonë elektronike:






hr@neptun.al (hr@neptun.al)


Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!



Tel. : +355 4 2380 002