PDA

View Full Version : Ftesë Për Ofertë



Mercator-A Shpk
20.09.2011, 09:31
REF NO: MOB-19-09-2011



FTESË PËR OFERTË



MERCATOR-A shpkështë pjesë e Mercator –Group një nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme e nohur si udhëheqëse e zinxhirit të shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit me lëvizje të shpejtë në Evropen Juglindore, që operon prej mëse 60 vjetësh dhe numëron më shumë se 21,000 punonjës në të gjithë Grupin. Mercator-A shpk është prezente në Shqipëri që prej Dhjetorit të 2009 me më shumë se 130 punonjës dhe 5 dyqane në Tiranë & Durrës me synimin për të zgjeruar aktivitetin e saj në disa prej qyteteve më kryesore të Shqipërisë.

Mercator-A i fton të gjitha kompanitë celulare e interesuara që të dorëzojnë ofertën e tyre për:
mbulimin e nevojave të komunikimit me celular të punonjësve të saj.


I. Oferta

Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme për një periudhë kohore një vjeçare dhe duhet të përmbajë:

1- Paketa te ndryshme tarifimi mujor, të cilat duhet të perfshijnë:

i) Minuta dhe sms brenda grupit, pa limit;
ii) Minutat për thirrje kombetare;
iii) Sms kombëtare;
iv) Internet.

2- Tarifat pas mbarimit të minutave të paketës mujore;

3- Tarifat ndërkombëtare (sipas listës së zonave);

4- Paketa ndërkombëtare;

5- Produkte /Shërbime shtesë të ofruara nga kompania juaj.


Të gjitha tarifat duhet të jenë shprehur në LEKE dhe duhet të përfshijnë TVSh-në.

II. Dorëzimi i ofertës

Oferta duhet të dorezohet brenda një zarfi të mbyllur dhe të vulosor nga kompania në pjesën e ngjitjes së zarfit. Në zarf duhet të jetë shënuar qartë: Ofertë për mbulimin e nevojave të komunikimit me celular të Mercator-A shpk. Oferta juaj duhet të jetë në gjuhën Shqipe dhe Angleze, të përmbajë një prezantim të shkurtër të kompanisë suaj në këtë fushe, të vuloset dhe të nënshkruhet nga personi i autorizuar i kompanisë, si dhe duhet të ketë numrin dhe datën e ofertës.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertës së kompletuar është 30 Shtator 2011, ora 16:00, në adresën: Mercator-A sh.p.k, Kashar, Fshati Gokaj, Autostrada Tirane-Durres km.12, Kutia Postare: 8178. Oferta duhet te protokollohet pranë Recepsionit ne Zyren Qendrore.

Në rast se oferta juaj dorëzohet e hapur( E-Mail, Fax ose në ndonjë mënyrë tjetër), oferta nuk do të konsiderohet e vlefshme.


III. Vlerësimi i ofertës

Ofertat do te vlerësohen në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë ftesë për ofertë dhe Mercator-A shpk do të ju njoftojë me shkrim ose me e-mail nëse ju jeni fitues apo jo për këtë kërkesë të kompanisë. Kontrata do të lidhet me kompaninë që ofron kushtet më të favorshme për Mercator-A shpk.

Mercator-A shpk rezervon të drejtën e anullimit të ofertave në çdo kohë.



***


Çdo pyetje rreth kësaj Ftese për Ofertë, mund ta adresoni në: alketa.mico@mercator.al.



Mercator-A sh.p.k.