PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Key Account Manager



Exclusive Group
02.09.2011, 12:52
Kompania jonë përbëhet nga individë që kujdesen dhe bëjnë të mundur që artikujt e kompanisë ndërkombëtare Henkel të përdoren me një besim të plotë nga klientët tanë. Ne kemi nevojë të vazhdueshme për personel të kualifikuar, prandaj, ne shpallim këtë vend të lirë pune:


KEY ACCOUNT MANAGER

Mund të jesh pjesë e kompanisë sonë nëse:



KUSHTET

• Ke të kryer arsim të lartë
• Ke së paku tre vjet përvojë pune në shitje, menaxhim klientësh dhe financa
• Zotëron gjuhën Angleze
• Ke leje shoferi të kategorisë B



AFTËSITË DHE PËRVOJA

• Ke menaxhuar më parë klientë pikash pakice dhe ke kontakte të mira në industrinë e shitjes me pakicë
• Zotëron të dhëna tregu
• Ke njohuri të industrisë së shitjes me pakicë, sidomos zinxhirëve të supermarketeve
• Ke aftësi të shkëlqyera negociatash
• Ke aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore
• Ke qëndrim pozitiv
• Ke përvojë të mirë në menaxhim buxhetesh
• Ke përvojë në parashikimin e shitjeve
• Ke përvojë në planifikim dhe organizim
• Menaxhon kohën dhe stresin në mënyrë efektive
• Zotëron mirë programe të ndryshme kompjuterike
• Ke ambicie dhe zotësi për të arritur gjithnjë më shumë



PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZITËS

• Menaxhimi i klientëve ekzistues si dhe rritë numrin e klientëve të rinj duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me klientët
• Komunikimi dhe negociatat me klientë të rinj përmes përgatitjeve të prezantimeve, propozimeve, dhe kontakteve
• Përgatitja e raporteve të ndryshme mbi zhvillimet e ndryshme në treg dhe aktivitetet e konkurrencës
• Mban kontakte të rregullta me zyrën e Henkel-it, dhe propozon aktivitete për klientë kryesor
• Përkujdeset për mbledhjen e pagesave nga klientët
• Bën parashikimin e shitjeve për secilin klient
• Të kujdeset dhe të raportojë për buxhetin dhe materialet promovuese
• Planifikon në detaj ditën, javën dhe muajin mbi aktivitetet ndaj klientëve
• Kalon pjesën më të madhe të kohës në terren
• Njohuri të thella mbi produktet e kompanisë
• Arritja e planeve të shitjes

Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të dorëzojnë një letër motivimi, CV me referenca, si dhe një fotografi në adresen e e-mailit hr@exclusivegroup.al. Afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin është 8 Shtator 2011.