PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune MANAXHERE (Femer)



AGS Albania
17.09.2011, 15:24
KRISTALCOM eshte nje kompani e licensuar ne tregun e sherbimeve te telekomunikacioneve me vlere te shtuar ne Tirane.

Kerkojme te punesojme nje MANAXHERE (Femer)


Detyrat Kryesore & Pergjegjesite


Harton strategji afat-shkurtra dhe afat-mesme për zhvillimin e përgjithshëm të kompanise. Punon per implementimin e tyre ne te gjitha nivelet manaxheriale.
Krijon dhe propozon per implementim dhe reklamim sherbime te reja ne baze te ecurise se tregut te telekomunikacioneve, duke vendosur objektiva te arritshme dhe harton metodat dhe procedurat per arritjen e tyre.
Zhvillon dhe rekomandon planet për të përmirësuar pozicionin e kompanisë në treg dhe harton planet e vlerësimit të kushteve të tregut, konkurrencës dhe të të gjitha burimeve të brendshme që ka në dispozicion.
Kontrollon në bazë periodike nivelin e eficencës dhe shfrytëzimit maksimal të burimeve dhe analizon kostot duke marrë masat e nevojshme për arritjen e një eficence totale brenda kompanisë.
Ben një vlerësim te performancës te të gjithë vartësve duke përmirësuar dhe duke marrë masat e nevojshme për shfrytëzimin e aftësive të tyre në nivelet maksimale.
Përfaqëson kompaninë përballë institucioneve të ndryshme dhe palëve të treta të interesuara.



Kualifikimet & Aftesite e kerkuara


Diplome universitare ne Administrim Biznesi ose fusha te ngjashme.
Njohuri të shkelqyera të gjuhës Angleze dhe të gjuhës amtare.
Njohuri te shkelqyera të programeve kompjuterike: Office, Internet, etj.
Minimumi 3-5 vjet eksperience pune.
Aftësi të shkelqyera komunikuese, me tipare te theksuara lidershipi, si p.sh. e afte te punoje ne grup, nen presion dhe e afte per te zgjidhur situata konfliktuale ne nivele te ndryshme.
Aftësi të shkelqyera organizative, delegimi dhe përgjegjshmeri maksimale.
Aftësi të shkelqyera për të mbajtur marrdhënie të shkëlqyera me klientët dhe për të rritur të ardhurat dhe përfitimet e kompanise.
Aftësi të mira vëzhguese dhe analitike.

Paga SHUME e kenaqshme. Te gjithe te interesuarat, ju lutem dergoni me e-mail CV ne adresen: marketing@eurokristal.com
__________________________________________________ ____

Kristal Communication shpk
Blv. "Deshmoret e Kombit"
Twin Towers, Tower 1,
Tirana, Albania

www.kristalcom.al