Log in

View Full Version : vetem per ata qe jane ne kerkim, per nje vend pune!?



Pages : 1 2 [3] 4

Rezi
29.11.2012, 18:25
paranteze:
Genti punon part time edhe si Headhunter (http://en.wiktionary.org/wiki/headhunter) per disa kliente…
se fundmi kishte publikuar tek www.njoftime.com (http://www.njoftime.com) nje pozicion per menaxher/e marketingu
Beni nga njoftime.com (http://njoftime.com/) njihet prej kohesh me Gentin, e pa ne skype me jeshile dhe u interesua mbi rezultatin dhe rezonancen qe kish patur per kete pozicion.
Me poshte biseda me shkurtime:

Beni - njoftime.com:
c´kemi Gento?

Genti-Headhunter:
Beno, mire?

Beni:
a te punon micro?

Genti:
jo me jane prish kufjet, nuk e di ca ka - kinez hesapi - ja ti them Jonides…

Beni :
nejse...vazhdojme si pianista me tastier-chat
Gento, si doli pozicioni i menaxherit?

Genti:
mire mo mir, ok!

Beni :
Sa emaila te erdhen?

Genti:
nja ~ 90 cope ….po c´e do numrin, o Ben, te gjitha ne kosh!

Beni :
ooou?

Genti:
c´i do, per pasterma?!
Yyyy o burra, dergo emaila kot! …me te ngrejt nervat..

as nuk e marrin mundimin me lexu se c´a kerkohet?! c´a s´kerkohet?
1-2-3-4 pikat qe kerkoja, qe ti e di, une shkruj qarte dhe shkoqur!
...
po jo mor lal, as qe ja fishkellejne fare, se ca shkrun ti!
lef ti lef, se lef bukur!
me e forta ishte njona:
“e lexova deri ne fund oferten tuaj dhe te gjitha ca kerkoni , une i plotesoj,
doni t'ju nis edhe nje CV?”
…...
per pak ja rrasa me kepuce ekranit!

une them: shoqerojeni kerkesen tuaj me nje leter motivuese!

ti ma sjell emailin e bardhe ose vetem me pershendetje.
me titull: CV
me email: sylarushja2106@hotmail.com

Beni:
jo mo?

Genti:
po kur te vijne cv, ne cc edhe me nja 10 emaila dhe firma te tjera?

Beni:
bo bo!

Genti:
ke nevoje ta hapesh kete email?
copy+paste CV, attach ne email dhe op xhixhi!
pse kshu bohet? …na shoku, do edhe nga une nja 2 mega CV?

Ne kosh! Delete! Delete! …vecse Delete! …
….
me i miri, shkrun edhe 2 rreshta shoqerues, qe te boj pershtypje, kupto ti?
po s´thot asgjo!
dhe ne ato 2 rreshta, sa gabime ka? - thu ti…….


kur s´di me shkrujt shqip, ke nevoje te shofesh a ka TOEFL-in?
apo sa kurse dhe trajnime ka bo?
...
Kur tjetri s´di me shkrujt as 1 email....
as titull, as koke, as kembe...
ku i co mushka?
keta, edhe ta kesh biznesin flori, ta hedhin ne ere!
...
ti shkrun: ju lutem CV me foto!
po pse, do me dit njeri se ca do ti?
...
Po edhe ata qe e kane me foto CV-ne, e kane o nga celulari, o webkami, o nga albumet e fejsbukut
…une ala nuk e kuptoj ket popull!
dhe thone pastaj, ne nuk jemi korrekt, ne nuk kthejme pergjigje!

Beni:
Gento, une s´ja kam shume idene,
por, ne lidhje me fotot, me bejne pershtypje ato qe vendosen ne objektet e banimit per shitje
po them: objekti kushton minimumi 70.000 Euro, po vendos 2 foto tamam, ta haje dreqi, se nuk je duke shit kumblla!
le qe edhe kumbullat po si fotografove tamam...
si duket nuk ka hyre akoma fryma e fotos profesionale?!

Genti:
po ca kumblla thu ti?!
ore ke une nuk kane shans keta, se e di ti si e kam klientelen..dhe pozicionet
po diku do hane buke edhe keta, i zejne deren tjetrit,
ai i mban nja 3 muj dhe kshu shkon kjo pune, hidh e prit

Beni:
dmth dobet e?...kane ikur te hajrit?

Genti:
ka mo ka, po shumica eshte pertoke
me pyte per numrin e kandidateve, prandaj te sqarova, qe nuk me hyn ne hesap numri!
...
ne fakt 4 kandidate, ku nuhata dicka, i ftova ne interviste
do ti, ishin per se mbari!!!
u thashe:
gjynof!
keni gjithe ket bagazh, por nuk dini ta tregoni!
po si do prezantoni neser, produktet e firmes tek klientet? tek partneret?

Beni:
c´a nuhate?

Genti:
po ky osht sekreti i zanotit, po s´pate nuhatje, do hash dhe
ne fakt qysh ke rreshtat e pare e thith tjetrin, bon, s´bon
shikimi pare, ka a s´ka bagazh
….
po jo kshu, copy + paste cdo gje,
CV -ja hajt ok, 99 % jane me Europass
po dallohet elementi qysh ke hyrja qe i bon muhabetit ne email, ke tjetra...ke tjetra..
pastaj, 2 kishin punu ne pozicione te ngjashme..
dhe ne subjekte qe ishin sagllom..

Beni :
si sagllom?

Genti:
ore ka subjekte, ku ti hyn ush e del kapterr! Me thuj ke ke pat shef dhe mos fol mo!
...
Beno, i ka zanati keto, u bona vite… te skanojme ne ajer! I njef njerzit ti, a jo?!

Beni :
po prandaj te pyeta!
po me sa shof une, muhabeti caloka shume tek komunikimi..prezantimi i kanditatit ne leter?!
Genti:
po ca flet!?
po ku ta njof une tjetrin, pervec se nga ca shkru ne email?!
....po nuhata gjo, pastaj, e guglloj ne linkedin, fejsbuk.. e di vete ti…

Beni :
po a ka kurse, a ka trajnime, materiale per keto gjera?

Genti:
sa te han qente! Plot eshte interneti!
Po ca trajnimi u dashka, me i kthy pergjigje kerkeses, amon?
se ma hoqe petllen, do shkence me shkrujt 5 rreshta!
Lexo ca po kerkoj dhe kapi 1 nga 1 e thuj, na 1 na 2 na 3…..
po kane bo nga nje hale me shkolle, mer Ben!

Beni :
si do qofte, nese ke disa mustra CV, letra motivuese, apo keshilla
qe duhen mbajt parasysh... mi nis me email.. ti vejme diku, kush ka qef me ece, le ti lexoje.
Genti:
… e ke kot.. nuk mushin!
i dine te gjitha ..edhe dreqin e din!
po ca gjona nuk jane me te thon, jane me te dhon!
Keta me duhen mu!

Beni :
e kam te qarte! po... per ata qe mushin e kam fjalen!
…..
a me jep leje ti publikoj ato cfare shkrujte me lart?

Genti:
jepi shoku, ne fakt u shfryva i cik dhe e kom nxi pak,
po i ka zanati kto, te fryjne, te trashin robt!
a nigjo..ndrysho i cik emrin…dhe ca gjona aty siper fshiji, se e di ti, Tirona sa nje tepsi byreku osht!

Beni :
pa merak!
mos harro, me sill ato materialet me email...
falemnderit.. degjohemi!