PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Graduate



Vodafone Albania Sh.A.
12.04.2012, 12:04
Discover Vodafone - Graduate Opportunity

Programi “Discover Vodafone” për të sapodiplomuarit hap fazën e dytë të aplikimeve në datën 01 Korrik 2011.

Zhvillimi dhe nxitja e talenteve është prioriteti ynë. "Discover Vodafone" është një skemë globale e shtrirë në 21 vende, e cila krijon mundësinë që të sapodiplomuarit më të mirë në të gjithë botën të bashkohen me Vodafone.

Përgjatë 12 muajve, të sapodiplomuarit do të mund të fitojnë përvojë në tre sektorë të ndryshëm, çka do t’u japë mundësinë të përfshihen dhe të afirmohen në fushën që do të përzgjedhin.

Ne i nxisim njerëzit tanë të zhvillojnë ide të reja dhe kjo shpërblehet. Të sapodiplomuarit do të kenë shumë mundësi për të diskutuar mbi zgjidhjet që do të përmirësojnë jetën e njerëzve; që nga teknologjia më e përparuar e deri tek nivelet e shkëlqyera të shërbimit të klientit.

Kjo mundësi është shumë sfiduese dhe duke qenë se çdo vit pozicionet janë të kufizuara, gara është e ashpër. Kjo do të thotë që ne investojmë fuqishëm për të diplomuarit që pranojmë. Përveç një page konkurruese dhe benefiteve të shkëlqyera, të sapodiplomuarit do të kenë gjithë përkrahjen dhe nxitjen e nevojshme që do t’u duhet për të lënë gjurmët e tyre.

Gjithashtu, gjatë 12 muajve studentët do të kenë mundësinë të diskutojnë mbi të ardhmen e tyre dhe për mënyrën se si do të donin që karriera e tyre të zhvillohej me ne.

Ju mund te aplikoni ne adresen tone elektronike, brenda dates 15 Maj 2012: humanresources.al@vodafone.com.