PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Jurist



ELITE GROUP
11.08.2011, 12:04
ELITE GROUP, është një nga operatorët më të fuqishëm në tregun Shqiptar, i përbërë nga 10 kompani, të perfshira në industri të ndryshme si; ndertimet civile e industriale, minierat, transporti detar, studime për ambjentin, turizëm , real estate etj kërkon të punësojë:




JURIST


Departamenti Juridik dhe i Tenderave
Supervizohet nga: Drejtori i Departamentit
Full time

*Përgjëgjësitë kryesore të pozicionit

-Të asistojë në zhvillimin e aktivitetit të shoqërive konform legjislacionit shqiptar në fuqi;
-Të ndjekë proçedurat e shoqërive të Grupit që nga momenti i krijimit, ndryshimeve në Statut, zhvillimit të veprimtarisë, apo mbylljes së tyre konform ligjit “Për Shoqëritë tregtare” dhe “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”;
-Asistimin dhe ndjekjen e marrëdhënieve kontraktuale të grupit me të tretë
-Të asistojë në proçedurat e tenderimit, ankandeve, konçesioneve ku Grupi vendos të marrë pjesë vetëm apo në bashkim operatorësh me shoqëri vendase apo të juaja;
-Të ndjekë proçedurat për marrje lejesh dhe liçencash; ndjekje procedurash doganore; ndjekje procedurash për legalizim dokumentash; ndjekje e procedurave që kanë lidhje me legjislacionin e punës, marrjen e lejeve të punës dhe lejeve të qëndrimit për të huajt;
-Të ndjekë ose asistojë proceset gjyqësore ku shoqëritë e grupit janë palë.
-Të kryeje detyra të tjera adminisrative të ngarkuara nga supervizori

*Kërkesat për pozicionin

-Diplomë universitare, Dega Juridik .
-Eksperiencë pune të ngjashme
-Njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane janë domosdoshmëri
-Njohuritë e mira edhe në gjuhën Angleze janë favorizuese.
-Të punojë shumë mire me paketën Office dhe programet profesionale
-I/ E gatshëm për të mësuar e përshtatur me politikat e kompanisë

*Dokumentacioni i kërkuar

-Letër interesi
-CV
-Kopje diplome
-Referenca punësh të mëparshme

Nëse jeni të interesuar, Ju lutem dërgoni informacionin e kërkuar në adresën info@elitegroup.al (info@elitegroup.al). Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Afati i aplikimit 25 Gusht 2011ora 18:00.

*Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet.



Tel. : +355 4 2243 808