PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh per Biznesin



HR Abissnet sh.a.
12.08.2011, 15:22
ABISSNET kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikimit, duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë:

Agjent Shitjesh për Biznesin.

Pershkrimi i punes
Ky pozicion kerkon pergjegjshmeri te larte per t’ju pergjigjur kerkesave specifike qe kane klientet e biznesit te madh dhe SME (Biznes i vogel dhe i mesem). Ai duhet te jete pergjegjes per ecurine e kerkeses, bashkepunimin dhe shkembimin e informacionit me klientin biznes. Duhet te kete nje impostim problem solving ndaj klienteve tane te biznesit te madh qe jane teper te ndjeshem ndaj zgjidhjeve fleksibel te problematikave te tyre. Ai eshte pergjegjes gjithashtu per ndjekien e tenderave publik. Pergatitjen e ofertatve i prezanton dhe perpilon ne bashkepunim me Departamentet e Marketingut dhe Teknologjise dhe Juridik pergatitjen e kontratave me institucionet publike.

Funksionet Thelbesore
1. Menaxhon dhe inicion aksione te shitjeve direkte me bizneset
2. Menaxhon llogarite e bizneseve, ofertat jo-standarte, etj.
3. Pergjigjet kerkesave spcifike te bizneseve.
4. Pergjegjes per mbajtien dhe update-in e klienteve biznes.
5. Menaxhon marredheniet dhe kontratat per lidhje ne godina te caktuara (qendra biznesi, etj.)
6. Manaxhon marredheniet me rishitesit e shoqerise.
7. Menaxhon dokumentacionin dhe kontratat me biznesin.
8. Menaxhon klientet biznes te larguar ose qe kane kohe qe nuk kane paguar.

Detyrat Kryesore
1. Monitoron dhe menaxhon klientet biznes
2. Monitoron ecurine e shitjeve te biznesit
3. Ndjekin arketimet nga klientet te paketave Biznes, te cilat nuk nderpriten automatikisht nga sistemi i manaxhimit.
4. Raporton me shkrim çdo jave.
5. Kryen detyra te tjera te percaktuara nga Drejtori i Pergjithshem i Shitjeve.

Edukimi, kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
• Diplomë e arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
• Eksperiencë më shumë se një vit në pozicione të ngjashme.
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, preferohen dhe gjuhë të tjera të huaja të dyta.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe drejtuese.
• Aftësi për të punuar nën presion dhe në grup.
• Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
• Curriculum Vitae
• Fotokopje të noterizuara të dëftesave, ose dëshmive të institucioneve arsimore të ndjekura
• Listë Notash e Noterizuar
• Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
• Letër Interesi

Afati i aplikimit: 10 gusht, 2011

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave qëndrore të shoqërisë ABISSNET, në adresën si më poshtë:
Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr. 18, pallati ABISSNET, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 (0) 44 300-003 ext. 222; Fax: +355 (0) 44 302-222; e-mail: b.njerezore@abissnet.al