PDA

View Full Version : Shkoder, ofroj vend pune Trajtues Demi



SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a
18.07.2011, 18:19
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a. shoqëri sigurimi me qendër në Tiranë njofton se ka shpallur disa vende vakante në pozicionin Trajtues Dëmi në degën e Shkodrës.


Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

• Të ketë mbaruar arsimin e larte për Inxhinieri Mekanike;
• Eksperience pune 3-5 vjet;
• Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, internet dhe e-mail;
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në të folur dhe të shkruar, aftësi analizuese, vlerësuese dhe negociuese si dhe aftësi në mbajtjen e saktë të dokumentacionit

Të interesuarit, brenda datës 1 Gusht 2011 të sjellin një C.V. me fotografi, 2 referenca dhe një Letër Motivimi pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore ne Drejtorinë e Përgjithshme të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a. me adresë Bul. Zog I, Nr. 1, Tiranë, ose ti dërgojnë me e-mail në adresën: info@sigal.com.al.

Për çdo informacion mund te kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

Tel. : 04 22 333 08