PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor Marketingu



HR Abissnet sh.a.
06.09.2011, 14:24
ABISSNET kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikimit, duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë:

Drejtor Marketingu

Përshkrim i përgjithshëm i punës:
Drejtori i Marketingut harton politikat dhe strategjitë e marketingut të shoqërisë.
Zhvillon buxhetet e marketingut në përputhje me politikat dhe strategjitë marketing të shoqërisë.

Detyrat:

Drejtimi dhe mbikëqyrja e funksioneve marketing të shoqërisë për të identifikuar dhe zhvilluar
përdorues të rinj për produktet dhe shërbimet e ofruara nga shoqëria.
Harton ofertat e produkteve dhe shërbimeve që duhet të ofrojë shoqëria në treg.
Paraqet propozimet përkatëse prane Drejtorit të Përgjithshëm ose Këshillit Ekzekutiv të shoqërisë.
Mbikëqyr, planifikon dhe zhvillon materialet marketing dhe të komunikimit të shoqërisë.
Udhëheq marketingun e produkteve ose shërbimeve të reja të hedhura në treg nga shoqëria
Administron dhe zhvillon marrëdhëniet me publikun të shoqërisë
Mbikëqyr përgatitjen, prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve të shitjeve, ekspozimeve dhe
programeve të promocionit etj.


Edukimi, kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

Diplomë e arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
Të paktën 3 vjet eksperiencë pune në fushën e manaxhimit, marketingut ose në
poste të tjera drejtuese.
Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe manaxhimit.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe drejtuese.
Te jetë i aftë për të punuar nën presion dhe në grup.
Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, preferohen dhe gjuhë të tjera të huaja të dyta.


Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

Curriculum Vitae
Fotokopje të noterizuara të dëftesave, ose dëshmive të institucioneve arsimore të ndjekura
Listë Notash e Noterizuar
Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
Letër Interesi

Afati i aplikimit: 18 Shtator, 2011
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave qëndrore të shoqërisë ABISSNET, në adresën si më poshtë:
Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr. 18, pallati ABISSNET, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 (0) 44 300-003 ext. 222; Fax: +355 (0) 44 302-222; e-mail: b.njerezore@abissnet.al