PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit te NOC



HR Abissnet sh.a.
14.07.2011, 11:55
ABISSNET kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikimit, duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë:

Drejtor i Departamentit të NOC

Përshkrim i përgjithshëm i punës:

Drejtori i Departamentit te NOC (Network Operations Center) monitoron , mbështet dhe bën provizionimin e klientëve broadband.
Monitoron dhe njofton departamentet përkatëse për probleme në nyjet e rrjetit.
Suporton dhe monitoron në mënyrë aktive të gjithë klientët e biznesit.
Manaxhon dhe organizon punën në Departamentin e NOC.
Trajnon dhe teston në vazhdimësi stafin në varësi.


Edukimi, kualifikimet dhe aftësitë e kerkuara:


Diplomë Universitare në degën Elektronikë ose Informatikë.
Pesë ose më shume vite eksperiencë pune në fushën e telekomunikimit ose IT-së
Të paktën 2 vjet eksperiencë pune në pozicione drejtuese.
Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze.
Njohuri shumë të mirë të teknologjisë ADSL, VoIP, Routing & Switching Cisco.
Njohuri të mirë të rrjeteve IP, networking në përgjithësi si dhe sistemeve Hosting, E-mail, DNS, WEB etj.
Aftësi shumë të mira komunikimi.
Aftësi për të punuar në grup
.


Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

Curriculum Vitae
Fotokopje të noterizuara të dëftesave, ose dëshmive të institucioneve arsimore të ndjekura
Listë Notash e Noterizuar
Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
Letër Interesi


Afati i aplikimit: 30 Korrik, 2011

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave qëndrore të shoqërisë ABISSNET, në adresën si më poshtë:
Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr. 18, pallati ABISSNET, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 (0) 44 300-003 ext. 222; Fax: +355 (0) 44 302-222; e-mail: b.njerezore@abissnet.al