PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu



VizionPlus TV
11.07.2011, 19:03
Vizion + TV ofron vend të lire pune për pozicion Specialist Marketingu.
Përshkrimi shkurt i punës:



Kontrolli dhe përpilimi ditor i raporteve te transmetimit on air
Përpilimi dhe gjenerimi i raporteve analitike javore, mujore dhe statistikore
Bashkërendimi ditor, javor dhe mujor i punës ditore analitike me departamentet respektive që përcakton pozicioni
Detyra të tjera që mban ky pozicion



Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:


Të ketë mbaruar studimet universitare.
Të ketë njohuri të shkëlqyera në programet bazë kompjuterike
Të njohë shumë mirë gjuhën angleze
Te ketë aftësi aftësi të shkëlqyera analitike
Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në fusha të ngjashme
Aftësi ndërpersonale shumë të mira dhe lojtar/e i mirë ekipi
Te jete i/e disponueshëm/e për të punuar edhe jashtë orarit zyrtar të punës, në rastet specifike kur kërkohet



Të interesuarit luten të paraqesin CV e tyre të shoqëruar me fotografi në publicitet@vizionplus.tv (publicitet@vizionplus.tv) .
Dërgimi në këtë adresë e-maili është e vetmja formë e pranuar për të interesuarit.
Aplikimet janë të hapura për tu dërguar deri më datën 15/08/2011


Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.