PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi - Tenderat dhe Prokurimet



ELITE GROUP
27.06.2011, 12:26
ELITE GROUP, është një nga operatorët më të fuqishëm në tregun Shqiptar, i përbërë nga 10 kompani, të perfshira në industri të ndryshme si; ndertimet civile e industriale, minierat, transporti detar, studime për ambjentin, turizëm , real estate etj. Kompania më kryesore e grupit, C.A.E. SHPK, e cila operon në industrinë e ndërtimit kërkon të punësojë:




Inxhinier/e Kostoist për Tenderat e Prokurimet
Full time

*Përgjëgjësitë kryesore të pozicionit

- Të identifikojë dhe paravlerësojë tenderat e rinj të mundshëm për rekuizitet e kompanisë.
- Të ndjekë hap pas hapi proçeduren e tenderimit dhe plotësimin e dokumentave përkatës
- Të bashkëpunojë ngushtë me departamentin juridik në lidhje me tenderat dhe prokurimet.
- Të mirëmbajë e plotësojë dokumentat e nevojshëm të kompanisë për pjesëmarrjen në tendera.
- Të kryejë parashikimet përkatëse të kostove të ndërtimit për plotësimin e preventivave e proçedurave të lidhura me to për pjesëmarrjen në tender.
-Të bashkërendoje aktivitetet parashikuese e planifikuese me departamentin teknik.
-Të bashkëpunjë me inxhinierët ekzekutues për parashikimin, planifikimin, situacionimin dhe dokumentimin e çdo veprimatarie ndërtimi të kompanisë


*Kërkesat për pozicionin

-Diplomë universitare, Dega Inxhinieri Ndërtimi .
-Eksperiencë pune të ngjashme minimumi 3 vjet
-Të ketë njohuri shumë të mira të proçedurave të tenderimit publik dhe jo publik.
- Të ketë njohuri shumë të mira të proçedurave të parashikimit, planifikimit dhe situacionimit.
-Të ketë njohuri shumë te mira të tregut të materialeve e shërbimeve në ndërtim
-Të ketë njohuri shumë te mira të gjuhës Italiane.
- Njohuritë e mira edhe në gjuhen Angleze janë favorizuese
-Të punojë shumë mire me paketën Office dhe programet profesionale
-I/ E gatshem për të mësuar e përshtatur me politikat e kompanisë

*Dokumentacioni i kërkuar

-Letër interesi
-CV
-Kopje diplome
-Referenca punësh të mëparshme

Nëse jeni të interesuar, Ju lutem dërgoni informacionin e kërkuar në adresën info@elitegroup.al (info@elitegroup.al). Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Afati i aplikimit 05 Korrik 2011ora 18:00.
*Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet.

Tel. : +355 4 2243 808

Tel. : +355 4 2243 808