PDA

View Full Version : Kosove, ofroj vend pune MENAXHER RAJONAL



"Uji i ftohte Tepelene" shpk
01.07.2011, 09:42
Shoqeria “Uji i ftohte Tepelene” shpk eshte kompani leader ne tregun shqiptar te ujit te pijshem me 10 produkte te ndryshme.
Me nje teknike moderne prodhimi dhe me nje ambient nderkombetar dhe dinamik, shoqeria I ofron stafit te saj paga konkuruese, zhvillim te burimeve njerezore dhe nje kulture performance.

Shoqeria “Uji i ftohte Tepelene” shpk ne kuadrin e zhvillimit dhe fuqizimit te struktures kerkon:





MENAXHER RAJONAL


(per rajonin e Kosoves)





Pergjegjesite kryesore:
· Te analizoje mundesite e zhvillimit te biznesit ne rajonin perkates;
· Te implementoje strategjite per arritjen e objektivave
· Te hartoje e realizoje aktivitetet promocionale duke monitoruar preferencat e konsumatorit
· Te negocioje dhe aprovoje kontrata dhe mareveshje me furnizues, shperndares etj.
· Te identifikoje nen/distributoret ne rajonin perkates per te zgjeruar rrjetin shperndares


Kriteret qe duhet te permbushin kandidatet:
· Arsim i larte
· Pervoje te pakten 2 vjecare ne shitjen e FMCG
· Te kete aftesi menaxhuese
· Aftesi ne analizimin e te dhenave dhe qasje komercale
· Te kete njohuri te gjuhes Angleze dhe/ose Italiane
· Te kete njohuri shume te mira ne perdorimin e kompjuterit
· Te banoje ne Kosove



Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: info@acquatepelene.com (info@acquatepelene.com), ose me zarf ne adresen Shoqeria “Uji i Ftohte Tepelene” shpk Rr. Kombetare Tepelene-Gjirokaster, Tepelene, brenda dates 5 Korrik 2011.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen

Shoqeria “Uji i ftohte Tepelene” sh.p.k promovon Shanset e Barabarta