PDA

View Full Version : Lezhe, ofroj vend pune TELLER/AGJENCIA RRESHEN



BANKA KOMBETARE TREGTARE (BKT)
17.06.2011, 10:08
TELLER/AGJENCIA RRESHEN



Detyrat dhe Përgjegjësitë:


Realizon tërheqjet e parasë në mënyrë të drejtpërdrejtë për klientët;
Balancon kartmonedhat, monedhat në sirtarin e monedhave në fund të ditës, dhe llogarit transaksionet ditore;
Pranon çeqe dhe arkëton para për depozita;
Hedh të dhënat e transaksioneve të klientëve në sistem;
Teller pranon parate qe derdhin klientet;
Sistemon dokumentat e ATM-së;
Ruan konfidencialitetin e çdo transaksioni që kryen.

Aftësitë/Kualifikimet:


Të ketë diplomë universitare në Ekonomi/Matematike;
Të ketë aftësi të mira matematikore;
Të ketë aftesi komunikuese;
Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të ketë aftësi që të hedhë në kompjuter të dhëna numerike me shpejtësi dhe saktësi;
Të jetë praktik dhe i kujdesshëm rreth punëve në lidhje me paranë;
Të kete aftësi që të punojë nën presion.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë duke derguar cv ne adresen humanresources@bkt.com.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitetin më të lartë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.