PDA

View Full Version : GOTECH kerkon Drejtor per Shitjet me Shumice



Gotech shpk
16.06.2011, 18:43
Gotech Shpk, me qendër në Shkozet - Durrës, është pjesë e grupit AIBA Co, i cili operon në tregun e elektroshtëpiakeve që nga viti 1993. Është distributor ekskluziv i markave të njohura Hot Point-Ariston, Elica, Ariston Thermo Sanitari, Bomann, etj. Aktualisht operon në dy kanale distribucioni, në shitje me shumicë dhe pakicë nëpërmjet rrjetit të saj të dyqaneve.
Ju keni rastin të bëheni pjesë e ekipeve tona profesionale dhe të bëheni pjesë e një kompanie me një eksperiencë 18 vjecare duke si:

Drejtor i Shitjeve me Shumicë

Përshrimi i punës

Nën mbikqyrjen dhe udhëzimin e drejtpërdrejtë të Administratorit të Përgjithshëm, Drejtori i Shitjeve me Shumicë ngre dhe zhvillon strukturën në sektorin e shitjeve në nivel lokal dhe rajonal. Gjatë punës, Drejtori i Shitjeve me Shumicë do të vlerësohet për bashkëpunimin dhe krijimin e sensit të punës në grup në funksion të:

Përforëcimit të kompanisë dhe pozicionimin e saj si lider në treg;
Implementimin e strategjive të shitjeve (në përputhje me objektivat e vendosura paraprakisht);
Studimin e tregut me qëllim kqyrjen e lëvizjeve të konkurrentëve dhe përshtatjen me kërkesat e klientëve.
Kriteret e kërkuara

Të ketë mbaruar arsmin e lartë në fushën e Administrit dhe / ose Menaxhimit të Biznesit.
Të ketë përvojë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm; përvoja në tregun e elektroshtëpiakeve përvën avantazh.
Të ketë përvojë të mëparshme në marrëdhëniet Biznes me Biznes, Biznes me Klientë dhe Shitje.
Të ketë orientim drejt Suksesit me rritje niveli shitjesh.
Të jetë teknikisht i familjarizuar me novacionet teknologjike.
Të ketë njohuri shumë të mira për përdorimin e kompjuterit, Paketa Office dhe programe të tjera për menaxhim biznesi.
Të njohë shumë mirë në të shkruar e në të folur gjuhët Shqipe dhe Angleze; njohuria e gjuhës Italiane përbën avantazh.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim.
Të jetë i gatshëm për të udhëtuar jashtë Tiranës dhe Durrësit.
Të zotërojë leje për drejtim mjeti.
Procedura e aplikimit

Për të aplikuar për këtë vend pune, lutemi dërgoni një Curriculum Vitae të detajuar dhe me fotografi në adresën e email-it rekrutimgotech@gmail.com (rekrutimgotech@gmail.com)

Afati për dorëzimin e aplikimit është data 28 qershor 2011. Asnjë aplikim pas këtij afati nuk do të merret në konsideratë.

Do të njoftohen për intervistë vetëm kandidatët e përzgjedhur.