PDA

View Full Version : Përfaqësues Shitjesh në Terren



ep & partners consultancy sh.p.k
22.06.2011, 14:31
Përfaqësues Shitjesh në Terren


eppc kërkon Përfaqësues Shitjesh në Terren për një nga klientët e saj i cili është një biznes i konsoliduar ne fushën e artikujve ushqimorë dhe me një pozicion të qëndrueshëm në tregun shqiptar.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

·Arsim i lartë / Energji / Dëshirë për punë.
·Eksperiencë pune të drejtpërdrejtë me klientin.
·I gatshëm që të udhëtojë brenda vendit dhe të punojë me orar të zgjatur.
·Të jetë i komunikueshëm dhe i aftë që të punojë me nivele të ndryshme kulturore.
·Të ketë aftësi prezantuese dhe bindëse.
·Të jetë i organizuar dhe i saktë.
·Të ketë njohuri bazë kompjuterike Excel dhe Word.
·Të ketë leje drejtimi automjeti.


Të dhënat

Pozicioni: Përfaqësues Shitjesh në Terren
Vendndodhja: Fillimi i Autostradë, Tiranë
Orari: 48 orë punë në javë
Raporton tek: Drejtori i Shitjeve
Udhëtime pune: Brenda vendit
Pagesa: Pagë baze + Bonus mbi shitjet
Kushte te tjera: Makine pune + celular
Kontrata: Sipas Kodit të Punës
Aplikimet mbyllen: 30.06.2011


Si të aplikoni

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni tek: info@eppc.al


Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.