PDA

View Full Version : Tirane, kerkohet Merchandiser



Jumbo shop
08.06.2011, 16:38
JUMBO është një nga dyqanet më të suksesshme për fëmijë që do të hapet së shpejti në Qendrën Tregtare Tirana East Gate me një hapësirë prej 5000 m2 . Ky dyqan do të tregtojë në ambientet e veta artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm.


***
JUMBO po kërkon një Merchandiser që tëjetë përgjegjës për zbatimin e strategjive në dyqan si dhe për të siguruar që metodat dhe programet për dyqanin do të jenë të pranishme në bazë të politikave dhe standardeve efektive kundrejt perceptimit të konsumatorit lokal dhe atij rajonal.
Detyrat kryesore:
- Të bashkëpunojë me departamente të ndryshme për të zhvilluar dhe zbatuar programet Merchandising të kompanisë (planet dhe strategjitë e shitjes me pakicë), për të mbështetur nismat sezonale dhe promocionale.
- Të mundësojë që produktet të shfaqen në kohën e duhur dhe në sasinë e duhur në dyqan.
- Të prezantojë programet Merchandising të shitjes dhe t’i koordinojë ato me të gjitha departamentet e tjera të nevojshme.
- Të përgatisë plane dhe të krijojë një terren të mirë të mundshëm për një ndikim maksimal në mjedisin e shitjes.
- Mbulon nevojat e klientit dhe i informon ata për ofertat e ardhshme.
- Analizon shitjet e sezonit të kaluar dhe raportimin mbi linjat aktuale të sezonit.
- Studion reagimet e klientëve ndaj produktit në shitje.

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
- Arsim të lartë
- Të paktën 2 vite përvojë të mëparshme të ngjashme me këtë pozicion
- Njohuri të biznesit retail (shitje me pakicë )
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe koordinuese
- Të njohin dhe përdorin shumë mirë programet bazë të kompjuterit
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në personale dhe Letrën e interesit duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikohet në këtë adresë e-mail-i : jumbo@teg.al (jumbo@teg.al)