PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Telefonise



HR Abissnet sh.a.
29.06.2011, 18:05
ABISSNET kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikimit, duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë:

Drejtor i Telefonisë

Detyra të përgjithshme:


Drejtim dhe mbikëqyrje e funksioneve te Departamentit të Telefonisë.
Supervizon, planifikon dhe zhvillon shitjet e kompanisë për telefoninë.
Mirëmban klientët e biznesit të telefonisë.
Në bashkëpunim me departamentet e tjera zhvillon produkte të tjera telefonie, oferta.
Garanton plotësimin e objektivave të shitjes së telefonisë sipas periudhave të caktuara.
Raporton mbi ecurinë e produkteve, shërbimeve, procedurave dhe politikave të ndjekura
Harton fushatën e promovimit, strategjitë e marketingut dhe daljes në treg.
Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Shitjeve.


Edukimi, kualifikimet dhe aftësitë e kerkuara:


Diplomë Universitare në Manaxhim Biznesi. Fakulteti i Inxhinierisë së Telekomunikacionit përbën avantazh
Të paktën 2 vjet eksperiencë pune në fushën e Manaxhimit, Marketingut, Telekomunikimit apo Shitjes
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze. Gjuha e dytë e huaj përbën avantazh
Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office
Aftësi shumë të mira komunikimi
Aftësi për të punuar në grup


Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:


Curriculum Vitae
Fotokopje të noterizuara të dëftesave, ose dëshmive të institucioneve arsimore të ndjekura
Listë Notash e Noterizuar
Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
Letër Interesi


Afati i aplikimit: 10 Korrik, 2011

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave qëndrore të shoqërisë ABISSNET, në adresën si më poshtë:

Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr. 18, pallati ABISSNET, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 (0) 44 300-003 ext. 222; Fax: +355 (0) 44 302-222; e-mail: b.njerezore@abissnet.al