PDA

View Full Version : Tirane, kerkohet Menaxher per kasat dhe sherbimin ndaj klienteve



Jumbo shop
14.09.2011, 11:28
JUMBO është një nga dyqanet më të suksesshme për fëmijë që do të hapet së shpejti në Qendrën Tregtare Tirana East Gate me një hapësirë prej 5000 m2 . Ky dyqan do të tregtojë në ambientet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm.

***
JUMBO po kërkon Menaxher /e për kasat dhe Shërbimin ndaj klientëve.

Detyrat kryesore:
- Monitoron dhe menaxhon aktivitetet e përditshme të kasierëve, operatorëve të Shërbimit ndaj klientit dhe personelit të Sigurimit.
- Planifikon dhe siguron nivelin më të lartë të shërbimit ndaj klientit në të gjithë dyqanin.
- Siguron që kasierët, operatorët e shërbimit të klientit dhe personeli i Sigurimit të punojnë në përputhje me politikat dhe standardet e kompanisë, të tilla si ruajtja e fondeve dhe pasurisë së kompanisë, praktikat e sigurisë, shitjeve dhe mbajtjen e procedurave.
- Siguron raporte dhe analiza të përditshme apo sipas rastit që lidhen me trajtimin e konsumatorit.
- Përgatit dhe bën vlerësime periodike të punës së punonjësve.
- Siguron zhvillim dhe trajnim për punonjësit nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë.

Aplikantët duhet të përmbushin këto kritere:
- Të kenë përfunduar studimet e larta në degët Ekonomik/ Menaxhim/ Administrim biznesi.
- Të kenë të paktën tre vjet përvojë pune të mëparshme në pozicionin e menaxhimit dhe kujdesit ndaj klientit.
- Të njohin retail-in (biznese të shitjeve me pakicë).
- Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
- Aftësi për të menaxhuar dhe bashkëpunuar me skuadrën e vet në zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
- Aftësi shumë të mira të komunikimit të folur e të shkruar në gjuhët anglisht dhe shqip, njohja e gjuhës greke do të përbënte avantazh.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në personale dhe letrën e interesit duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikohet në këtë adresë e-mail-i : jumbo@teg.al (jumbo@teg.al)