PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Finances



HR Abissnet sh.a.
01.06.2011, 19:35
Abissnet eshte ISP Nacionale më e madhe në Shqipëri që ndërton dhe operon me rrjetin e saj IP me shtrirje nacionale, në një platformë SDH dhe fibrash optike, WiFi apo xDSL në akses ku transmetohen të dhëna, audio, video dhe shërbime interneti. Abissnet është Provideri i Shërbimit të Internetit i pari dhe më i madhi në Shqipëri dhe ka një mbulim prej 90% të territorit të Shqipërisë dhe në 100% të Tiranës me një kombinim të fibrës optike dhe transmetueseve Wireless.
Në funksion të fuqizimit të stafit të saj profesional dhe rritjes së nivelit të departamenteve, ABISSNET Sh.A kërkon të punësojë :

Drejtor i Financës
Drejtori i Financës garanton administrimin e treguesve financiarë të shoqërisë në nivele optimale
Kryen parashikimin dhe planifikimin financiar të Shoqërisë, si dhe manaxhon Cash-Flown.

Detyra të përgjithshme

Garanton administrimin e treguesve financiarë të shoqërisë në nivele optimalë.
Manaxhon Cash-Flown dhe përgatit programet e buxhetimit të cilat i paraqet për miratim pranë Drejtorit të Përgjithshëm.
Angazhohet në hartimin dhe zbatimin e standardeve dhe procedurave për financën, kontabilitetin, kontroll-revizionin, normativat, interkoneksionin, dhe auditimin financiar të shoqërisë.
Përfaqëson shoqërinë pranë të gjitha organeve tatimore dhe fiskale.
Kryen analiza financiare të projekteve dhe investimeve që propozohen për miratim pranë Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Ekzekutiv të shoqërisë.
Përpilon Plane-Biznesi, analiza financiare, pasqyra të ardhurash dhe shpenzimesh, bilance pjesore dhe përfundimatare për periudha të ndryshme, si dhe analiza kostosh për proceset e punës.


Edukimi, Kualifikimet dhe Eksperiencat e kerkuara:

Diplomë Universitare, dega Financë. E preferueshme Diplomë Master
Njohje shumë e mirë e Programit Financiar “Alpha Platinum”
Njohje shumë e mirë e Paketës Fiskale
Njohje shumë e mirë e Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare
Kërkohet njohje shumë e mirë e Gjuhës Angleze
Minimalisht 3 vjet eksperiencë në Fushën e Financës
Eksperiencat në fushën e Manaxhimit përbëjnë avantazh


Kompania Ofron:
Pozicion sfidues në një mjedis dinamik dhe karrierë të suksesshme

Ju lutemi të interesuarve të paraqesin dokumentacinin e mëposhtëm:

Curriculum Vitae
Fotokopje të noterizuara të dëftesave, ose dëshmive të institucioneve arsimore të ndjekura
Listë Notash e Noterizuar
Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, ose pashaportë biometrike)
Vërtetim Mjekësor
Certifikatë provimi për nivelin e zotërimit të gjuhës së huaj
Fotokopje e dëshmisë së aftësisë për drejtim automjeti
Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
Dëshmi Penaliteti
Letër Motivimi


pranë këtyre adresave:

Email: b.njerezore@abissnet.al

Adresa : Rr "Ismail Qemali", Pallati "Abissnet"