PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizor ne Personelin e Sigurimit te Brendshem



A.C.R.E.M
26.08.2014, 11:03
ACREM, është kompania lider në tregun Shqiptar që ofron shërbime cilësore menaxhimi, specializuar më së shumti në menaxhimin e qendrave tregtrare por jo vetëm, aktualisht në drejtimin e suksesshëm të së cilës janë qendrat tregtare më të rëndësishme në Shqipëri: TEG- 180 dyqane , QTU- 90 dyqane dhe se shpejti kompleksi luksoz i vilave "Rolling Hills".


ACREM kërkon të punësoj : Supervizor në Personelin e Sigurimit të Brendshëm



Përshkrimi i Pozicionit të Punës.


Supervizor I Sigurimit të Brendshëm në një Qendër Tregtare është personi përgjegjës për stafin e Sigurisë gjatë një turni, i cili instrukton, drejton dhe kontrollon punonjësit e sigurisë në terren por jo vetëm, duke ofruar shërbim serioz, profesional në aspektin e sigurisë ashtu edhe në shërbim ndaj klientëve, duke siguruar në këtë mënyrë një ambjent sa më komod për zhvillimin e aktivitetit të Qendrës Tregtare



Detyrat dhe përgjegjësitë


- Garanton rendin dhe sigurinë në ambjentet e qendrës
- Luan rol si koordinues dhe supervizues mes personelit të sigurisë së jashtme dhe të brendshme
- Parandalon veprime që bien ndesh me ligjin apo rregulloren e brendshme të qendrës
- Drejton stafin me profesionalizëm dhe ndershmëri duke qenë shembull për ta në aspektin teknik, taktik si dhe në atë moral



Kërkesa dhe kualifikime

- Të ketë kualifikime përkatëse ne këtë fushë dhe një experiencë pune jo më pak se 3 vite (ne privat apo shtet)
- Arsimi i lartë në këtë fushë përbën avantazh
- Mosha e preferuar 30-45 vjec
- Aftësi të mira të lidershipit dhe menaxhimtë grupit
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
- Aftësi të lartë vetëkontrolli, maturie dhe të punës nën presion
- Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera përben avantazh



Mbyllja e aplikimeve në dt. 15.09.2014
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV- të në adresën tonë elektronike:

hracrem@acrem.al (hracrem@acrem.al)
duke specifikuar në subjekt se aplikojnë për këtë pozicion.

Ju bëjmë me dije se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!