PDA

View Full Version : ofroj vend pune Asistent/e Marketing



Eco Bicycle
17.05.2011, 09:12
Asistent/e Marketing

Projekti Ecovolis është një iniciative e organizates PASS që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta, duke ngritur sistemin e biçikletave publike në qytetin e Tiranes. Kjo është një praktikë e njohur tashmë në të gjitha qytetet europiane, e cila do t'i jap qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social & mjedisor.

Në kuadër të implementimit të projektit Ecovolis, PASS ofron mundësinë e punësimit ne pozicionin Asistent Marketing.

Asistent Marketing

Përgjegjësitë kryesore:

1.Te krijoje dhe mbaj komunikim te vazhdueshem me organizata dhe kompani partnere
2.Te planifikoje dhe organizoj evente sociale dhe promovuese ne kuader te sherbimit Ecovolis
3.Të ndihmojë Menaxherin në aktivitetin e përditshme te sherbimit Ecovolis
4.Të mbajë kontakt të vazhdueshëm me klientët.
5.Të raportojë çdo ditë tek Menaxheri.
6.Te planifikoje fushata kreative marketingu
7.Të përditësojë me informacion rrjetet sociale dhe faqen e internetit
8.Të rekrutojë vullnetarë për aktivitetet promovuese.

Kërkesat:


I orientuar ndaj detajeve
Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht
Të ketë iniciativë
Energjik, qëndrim pozitiv
Aftësi shumë të mira komunikimi
Aftësi për të përdorur internetin dhe Paketën Office
Eksperienca në shitje përbën avantazh


Ju lutem dërgoni CV tuaj në adresën info@ecovolis.com deri në datën 31 Maj 2011.

Për çdo pyetje/informacion kontaktoni: Tel: 044 502574 Cel: 0672049164