PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Ekonomist



HR Cocacola
10.05.2011, 10:50
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Lift, Nestea.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.
CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:



Ekonomist


per zyren e perpunimit te te dhenave


Roli dhe pergjegjesite:

1. Marrja e porosive te shitjes dhe pregatitja e faturave
2. Pergatitja e librit te shitjeve
3. Ndjekja e klienteve (faturim –arketi)
4. Pregatitja e statistikave te shitjes

Aftesite dhe kualifikimet:

· te kete mbaruar Fakultetin Ekonomik, profili Finance
· eksperienca e meparshme ne pozicione te ngjashme perben avantazh
· te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe te punoje ne grup
· te kete aftesi shume te mira ne perdorimin e programeve baze kompjuterike



Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al (hr@cocacola.al) brenda dates 16 Maj 2011.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta