PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Teknikes QTU



A.C.R.E.M
09.05.2011, 14:31
Kompania: ACREM
Profilli i Kompanisë:
ACREM eshte nje nga kompanite me te medha ne vend qe kryen sherbime manaxhimi, specializuar me se shumti ne menaxhimin e Qendrave Tregtare. Aktualisht nen manaxhimin e saj jane rrjeti i Qendrave Tregtare QTU dhe Qendra e re Tregtare TEG (Lunder)
Pozicioni: Menaxher i Teknikes QTU
Kategoria e Punes: Inxhinier
Vendndodhja: Tirane - Shqiperi
Pershkrimi:
Menaxheri i Teknikes ne nje Qender Tregtare (me profil Inxhinier), eshte personi pergjegjes per organizimin, mbarevajtjen dhe menaxhimin e te gjithe aktiviteteve te departamentit te teknikes. Nen menaxhimin e tij jane ekipi i teknikes i perbere nga specialiste elektrik, specialist telefonie, specialist aspirim-kondicionimi, hidraulik, mekanik, punetor, etj.
Detyrat/Pergjegjesite:
-Te kontrolloje, ruaj & menaxhoje gjithe sistemet funksionale te teknikes ne nje qendre tregtare si: sistemin elektrik, HVAC, BMS, e sigurise, kamerave, alarmit kundra zjarrit, sprinklerave, ujrave te zeza& te bardha etj.
-Te mbikqyr dhe organizoje veprimtarine e perditshme te teknikes,
-Te supervizoj stafin dhe te siguroj nje mjedis pune te shendetshem dhe pozitiv,
-Te ndertoje marredhenie bashkepunimi me nenkontraktoret,
-Te mbaj korespondence per dergimin e porosive tek kompanite e huaja per zgjidhjen e problemeve teknike urgjente qe kerkojne kujdes te vecante,
-Te siguroje suport teknik per nje zgjidhje eficente te problemeve,
-Te maksimizoje eficensen e stafit & te reduktoje kohen joproduktive,
-Te zhvilloje dhe menaxhoje organizimin e departamentit, aftesite e supervizoreve dhe rritjen profesionale te teknikeve,
-Te zhvilloje dhe menaxhoje programin e teknikes
Kualifikime/Kerkesa:
Kandidati te jete diplomuar ne nje nga deget:
-Inxhinieri Elektrike,
-Inxhinieri Mekanike,
-Inxhnieri Elektromekanike
Trajnime ne fushat:
-Sistem ajrimi /sistem ngrohje –ftohje;
-Trajnim ne sistemin e sigurise kundra zjarrit;
-Sistemi i BMS;
-Studime te avancuara ne fushen e teknikes;
-Sistemi i ashensoreve, shkalleve levizese.
Gjuhet e huaja:
- Anglisht (rrjedhshem),
- Nje gjuhe e dyte perben avantazh

Niveli i kerkuar i eksperiences : 4 - 10 vite

Nr i kandidateve te kerkuar: 1
Data e fundit për aplikim: 15.05.2011

CV tuaja jeni te lutur ti dergoni ne adresen : i.hoxha@acrem.al (i.hoxha@acrem.al)

Tel. : 04 2 380 126