PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist ATM dhe POS



ProCredit Bank Albania
06.05.2011, 10:49
Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.


Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të
cilat ne operojmë.

Aktualisht ne kërkojmë të punësojmë për Sektorin e Kartave të Biznesit në Zyrat Qendrore një:



Specialist ATM dhe POS

Në varësi direkte të: Drejtori i Kartave
Përgjegjësitë Kryesore:

· Instalimi, monitorimi dhe suporti i Bankomateve (ATM) dhe Pikave të Shitjes (POS) të Bankës.
· Bashkëpunimi mes palëve të ndryshme për të përfunduar në kohë instalimin e terminaleve (ATM dhe POS).
· Zbatim i proçedurave ne përputhje me udhëzimet e sigurisë, politikat dhe standardet e bankës
· Minimizimi i dëmtimeve të ATM-së përmes planeve të koordinuara nga strukturat e Menaxhimit të Projektit (MP).
· Mirëorganizim, përcaktimi i kohës më të mirë për të planifikuar punën në çdo vendndodhje.
· Realizimi i eficencës brenda platformës ekzistuese.
· Gjetja e zgjidhjeve llogjike dhe eficente të problemeve.
· Dhënia e prioritetit ndaj kërkesave konkurruese.

Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:

· Minimalisht dy vjet eksperiencë pune, pozicion operativ në fushën e teknologjisë së sistemit dhe shërbimeve.
· Aftësi të menaxhimit të vështirësive.
· Ekperiencë në telekomunikim, hartim dhe planifikim të projekteve të reja, modelim dhe zgjidhje të problemeve.
· Njohje të mirë të aspekteve të vështira të infrastrukturës të tilla si teknologjitë e strukturuara të kabllit dhe fibrës.
· Njohuri të mira të kërkesave të sigurisë fizike brenda mjedisit të teknologjisë së sistemit dhe shërbimit.
· Aftësi në përcaktimin dhe zgjidhjen e problemeve.

Ne mund t'ju ofrojme nje pune interesante dhe sfiduese ne nje ambient dinamik, nderkombetar, i cili karakterizohet nga nje kulture e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja te aplikimit duhet te tregojne qarte arsyen se pse ju mendoni se jeni te pershtatshem per pozicionin per te cilin po aplikoni. Keto duhet te perfshijne formën tonë standarde të CV-se dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj per aplikiminduke iu referuar faqes sone nderkombetare www.procredit-holding.com (http://www.procredit-holding.com/) dhe faqes se bankes sone www.procreditbank.com.al (http://www.procreditbank.com.al/).



Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga ana e Sektorit te Burimeve Njerezore dhe do te ftohen te marrin pjese ne nje prove vleresimi. Njohuri baze ne matematike dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore te gjuhes angleze do te kontribuojne pozitivisht ne kerkesen tuaj.



Kerkesa juaj duhet te dergohet brenda dates 20 maj 2011, ne adresen e e-mailit: Burime_njerezore@procreditbank.com.al




Tel. : Burime_njerezore@procredi

Cel. : Burime_njerezore@procredi