PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Rajonal Shitjesh



MEGATEK S.A
14.04.2011, 16:35
Perfaqesues Rajonal Shitjesh

Detyrat dhe përgjegjësitë

Vendos dhe mban kontakte me bizneset private që operojnë në zonën gjeografike që ka nën përgjegjësi si dhe me bizneset e tjera në zhvillim.
Komunikon dhe prezanton gjithë produktet dhe shërbimet e Megatek-ut tek klientela në zonën që ka nën përgjegjësi. Identifikon, shqyrton dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në strategjinë fitimprurëse dhe komerciale të kompanisë.
Kontribuon në zgjidhje “problemesh” duke ofruar zgjedhje të ndryshme.
Kryen vizita dhe kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe thirrjet telefonike) me gjithë bizneset private dhe filialet e tyre.
Siguron informacion të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për klientët e tij mbi produktet e reja dhe shërbimet e Megatek-ut .
Ruan njohuri të plotë dhe të thellë për gjithë klientët që janë në përgjegjësinë e tij.
Identifikon gjithë kompanitë ekzistuese konkurrente si dhe strukturën e tyre dhe monitoron së afërmi lëvizjet, produktet, çmimet dhe efektshmërinë e shërbimeve të tyre.
Garanton raportim në kohën e duhur dhe me saktësi tek Supervizori i tij ose departamentet e tjera respektive në rast të shfaqjes së ndonjë problemi lidhur me ndonjë nga klientët e tij dhe monitoron së afërmi progresin e duhur deri në një zgjidhje finale.
Përgatit dhe paraqet në mënyrë të përditshme, periodike dhe sipas rastit raporte në lidhje me shitjet dhe klientelën e mbuluar për sektorin privat të zonës ku ai është përgjegjës duke përfshirë propozime për veprime, lëvizje apo hapa që duhen ndërmarrë për përmirësimin e rezultateve të arritura.
Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.

Kriteret mininale
Edukimi: Diplomë Universitare në Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme
Eksperiencë pune:Të paktën 3 vjet përvojë pune në shitje.
Të tjera:
Aftësi gjuhësore : Njohuri shumë të gjuhes Shqipe dhe Angleze.
Aftësi kompjuterike: Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
Aftësi të tjera:
- Aftësi shume te mira në prezantim dhe komunikim
- Aftësi shume te mira planifikuese dhe monitoruese
- Aftësi shume te mira per te negociuar
- Aftësi për t’u përshtatur shpejt me situata të reja

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV e detajuar ne gjuhen angleze
2. Leter Interesi

tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:

1. Me e-mail: humanresources@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania