PDA

View Full Version : Fier, kerkohet Perfaqesues Shitjesh



Neptun shpk
13.04.2011, 14:11
NJOFTIM
Neptun sh.p.k, kompania lider në treg për pajisjet elektro – shtëpiake, tani edhe një ndër distributorët më të mëdhenj të operatorit të katërt mobile Plus po kërkon të punësojë tre Përfaqësues Shitjesh (vajza/djem) në qytetin e Fierit.


Detyrat kryesore

Të informojnë klientët në lidhje me produktet dhe shërbimet që ofron kompania Plus.
Të arrijnë objektivat mujore të përcaktuara nga kompania.
Të zbatojnë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
Të përdorin sistemin dhe regjistrimet online.
Të bashkëpunojnë me Departamentin e Kujdesit për Klientin dhe departamentet e tjera përkatëse në mënyrë sa më efikase.
Të kryejnë të gjitha detyrat e tyre duke u siguruar që të përdorin si duhet kërkesat e kompanisë.
Të sigurojnë një ambient të këndshëm dhe profesional për mysafirët/kliëntët tanë, duke u paraqitur atyre një imazh pozitiv të kompanisë.
Të mirëmbajnë me kujdes hapësirën e tyre të punës.
Kriteret

Diplomë universitare
Përvoja të mëparshme me operatorët telefonikë
Përvoja të mëparshme në shitjet me pakicë apo promocion
Fleksibël për të punuar me turne dhe orar të zgjatur
Mosha mbi 22 – 28 vjeç
Aftësi të shkëlqyera komunikuese në shqip dhe anglisht
Njohuri të paktës MS Office
Kandidatët e interesuar mund t’i dërgojnë CV-të me fotografi dhe Letër interesi duke specifikuar pozicionin dhe zonën për të cilën aplikojnë në adresën tonë elektronike: hr@neptun.al (hr@neptun.al)

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!