PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune vend praktike Koordinator



EUNACAL
07.04.2011, 19:12
EUNACAL është një institut i studimit të politikave publike i angazhuar në promovimin e mirëqeverisjes dhe demokracisë diskursive në Shqipëri duke trajtuar bërjen e politikave publike në tre nivele të qeverisjes (europian, nacional dhe local).

Instituti EUNACAL ka hapur tre pozicione praktike për studentët apo të sapodiplomuarit me njohuri të shkëlqyera dhe me përvojë në Shkenca Komunikimi, Marketing, Dizajn dhe ICT.


Kohëzgjatja e parashikuar: 3 muaj, 20 orë/javë
Data e fillimit: 14 Prill 2011
Lloji i punës: pa pagesë
Afati i fundit për aplikim: 11 Prill 2011


Tre pozicionet e ofruar janë pa pagesë. Pas periudhës tre mujore, bazuar në performancën e tyre, praktikantët do të konsiderohen për një pozicion pune me kohë të pjesshme, të paguar.

Për më shumë informacion mbi pozicionet e ofruara dhe aplikimin vizitoni www.eunacal.org/sq/karriere (http://eunacal.org/sq/karriere)

Tel. : +355 4 480 7843

Cel. : +355 4 480 7843