PDA

View Full Version : Tirane, Ankand per shitje Dyqani 1300 Euro/m2 ( Rr. "Him Kolli" prane Rr Kavajes")



Shoqëria Përmbaruese Private "E.P.S.A" shpk
13.04.2011, 13:16
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSOR PRIVAT
SHOQËRIA PËRMBARUESE PRIVATE “E.P.S.A” SHPK
__________________________________________________ ________________________________


V E N D I M


“Per shpalljen ne akand te pasurise se paluajteshme”


Une Julian AHMETI përmbarues gjyqësor privat pranë shoqërise “E.P.S.A” sh.p.k., pasi studiova materialet e dosjes përmbarimore Nr. 62, bazuar në “Urdhërin e Ekzekutimit” Nr. 937 Akti datë 12/06/2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



KONSTATOVA :

Se në datë 22/12/2010 është lidhur kontrata e shërbimit midis shoqërisë “E.P.S.A.” sh.p.k dhe kreditorit Banka Tirana me objekt ekzekutimin e kontratës së kredisë bankare me Nr. 961 Rep 341 Kol dt. 11.03.2005 me palë :

-Kreditor : Banka Tirana sh.a.
-Debitor : Ramazan dhe Luljeta Preni
-Objekti : Kthim kredie

Ne zbatim te ketyre titujve ekzekutive nga ana e shoqërisë “E.P.S.A.” sh.p.k jane kryer nje sere veprimesh proceduriale fillimisht duke lajmeruar per ekzekutim vullnetar, me pas duke qene se pala debitore nuk ka kryer ekzekutimin e detyrimit ne menyre vullnetare eshte bere sekuestrimi i sendit te paluajtshem ne pronesi te debitorit i cili eshte lene garanci per ekzekutimin e kredise se sipërcituar .
Me vendimin Nr.784 prot date 01.02.2011 te shoqërisë “E.P.S.A.” sh.p.k eshte caktuar eksperti per vlerësimin e pasurise se paluajtshme.
Bazuar ne raport-vleresimin e përgatitur nga eksperti, me shkresen Nr. 1118 prot date 14.02.2011 eshte caktuar çmimi i sendit dhe eshte njoftuar debitori per fillimin e procedures se shitjes ne ankand.
Duke qene se edhe pas kryerjes se ketyre veprimeve proceduriale nga ana e debitorit nuk eshte shlyer detyrimi, bazuar ne nenin 567,568 te K.Pr.Civile si dhe ligjit Nr. 10031 datë 11.12.2008 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”


VENDOSA ;


1- Te shpall akandin per shitjen e pasurise se paluajtshme ne pronesi te debitorit Luljeta Nail Preni me keto te dhena : Nr. Pasurie 4/277, Z.K. 8380, Nr. hipotekor 39 date 17.02.2005, lokal me sip. 62 m2 i ndodhur ne Rr “Him Kolli”, Pall. 6, 8 dhe 10 katesh, Tirane.
2- Cmimi me te cilin fillon akandi eshte 80,000 ( tetedhjete mije ) Eur ( 36% me i ulet se çmimi i caktuar nga ekspertit sipas nenit 568 te K.Pr.Civile) .
3- Secili ofertues per pjesemarrjen ne ankand duhet te depozitoje si garanci ne shoqërisë “E.P.S.A.” sh.p.k shumen prej 10% te cmimit fillestar .
4- Akandi do te qendroje i publikuar nga data 23.03.2011 deri ne date 14.04.2011 dhe zhvillohet ne kete date ne perfundim te orarit zyrtar (ora 16.00) ne ambientet e shoqërisë “E.P.S.A.” sh.p.k .
5- Publikimi i ketij akandi kryhet konform nenit 568 te K.Pr.Civile.
6- Ky vendim i komunikohet paleve te cilet kunder tij kane te drejten e ankimit brenda 5 ditesh ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane.