PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Freelancer Arkitekt-Konsulent i jashtem



ProCredit Bank Albania
25.03.2011, 10:19
http://njoftime.com/images/biznesi/pcb_logoa.gif


Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.


Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të
cilat ne operojmë.


Ne kërkojmë të punësojmë me kontratë për ofrim shërbimi me kohë të pjesshme një:


Arkitekt te jashtëm


Objektivat e punës së kësaj konsulence janë:

· Të asistojë Sektorin e Mbështetjes Teknike për projektimin dhe supervizimin e projekteve arkitektonike të degëve të bankës.
· Në bashkepunim dhe me sektorë të tjerë te bankës do të përgatisë design-in e ambienteve të brendshme te ProCredit Bank në përputhje me standartet e kërkuara.

Nën monitorimin e Kordinatorit te Sektorit të Mbështetjes Teknike, përgjegjësitë specifike të Arkitektit përfshijnë, por nuk janë të limituara si më poshtë:

· Projekt për organizimin e degëve të Procredit Bank.
· Prezantim i projekteve, dhe reflektimi i tyre në projekt në të gjitha detajet arkitektonike (Tavan,dritare, punime dekori gipsi dhe detaje te tjera).
· Supervizimi i detajeve arkitektonike në zbatim.
· Përgatitja e raporteve dhe proces verbaleve në lidhje me detajet arkitektonike.
· Dizenjimi interier i ambienteve të ProCredit Bank, dizenjimi i mobiljeve dhe përshtatja e mobilimit në ambientet e Bankës.
· Prezantimi i tyre dhe reflektimi i ndryshimeve në projekt.

Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:

· Diplomë universitare në fushën përkatëse .
· Të ketë njohuri në organizimin e planimetrieve dhe standarteve në hapesirat e punës normale
· Të ketë eksperiencë në terren
· Të njoh shumë mirë programin AutoCad dhe 3D Max. (Programe të tjera arkitektonike përbëjnë avantazh).


Ne ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com (http://www.procredit-holding.com/) dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al (http://www.procreditbank.com.al/).



Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 31 mars 2011, në adresën e emailit: Burime_njerezore@procreditbank.com.al (Burime_njerezore@procreditbank.com.al)