PDA

View Full Version : Fier, ofroj vend pune Manaxher Klienti



ProCredit Bank Albania
25.03.2011, 12:32
http://njoftime.com/images/biznesi/pcb_logoa.gif

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.

Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë.

Ne kërkojmë të punësojmë në degën tonë në Fier:



Manaxher Klienti



Përgjegjësitë tuaja kryesore:

· Identifikon klientët potencial nëpërmjet një procesi efikas dhe të suksesshëm
· Njeh gjithë produktet dhe shërbimet e bankës dhe është profesionist në marrëdhëniet me klientin
· Përzgjedh klientët potencial dhe ekzistues nga baza e të dhënave të bankës
· Krijon dhe organizon takime me klientët e rinj
· Kupton nevojat e klientit, negocion cmimet dhe paketat duke përmbushur strategjinë afatgjatë të biznesit të bankës
· Kupton dhe përditësohet rreth tendencave të tregut të cilat ndikojnë zhvillimin e biznesit në atë zonë
· Propozon tek Sektori i Biznesit të Vogël në Zyrat Qendrore për shërbime/produkte të ndryshme ose paketa që mund tu ofrohen klientëve bazuar tek nevojat e tyre
· Monitoron përdorimin e produkteve dhe përfitimin e cdo klienti në portofolin e tij/saj
· Përgatit raportin e përfitimit të kostos për cdo analizë tregtare në mënyrë që të negociojë me klientët duke u shpjeguar cmimet dhe mundësitë e biznesit
· Mbledh të gjitha të dhënat financiare dhe ligjore nga klienti
· Punon ngushtë me Analistin e Kredisë për të kontrolluar dhe verifikuar informacionin financiar si dhe të japë një opinion/votë për propozimin e kredidhënies
· Merr pjesë si anëtar i Komitetit të Biznesit për të miratuar ose refuzuar aplikimet për kredi
· Ndjek vonesat dhe ankesat e klientëve të protofolit të tij

Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:

· Diplomë universitare në Ekonomi.
· Aftësi shumë të mira shitje dhe negocimi, i orientuar drejt klientit.
· I orientuar drejt biznesit duke përmbushur nevojat e klientit dhe me përfitim të mirë për bankën
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe dëshirë për të punuar në grup.
· I mirë-organizuar, i hapur dhe me dëshirë për të mësuar

Ne mund t'ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com (http://www.procredit-holding.com/) dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al (http://www.procreditbank.com.al/).



Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.



Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 31 mars 2011, në adresën e e-mailit: Burime_njerezore@procreditbank.com.al